• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Edi Rama: Ne sollëm dritën dhe ujin në Kavajë pasi nuk kishte, 11 maji me rëndësi për të mos humbur momentin

12 March, 2025
në Aktualitet, Kryesore
0
51
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri i venditEdi Rama, gjatë takimit me asambletë socialiste të Kavajës dhe Vorës, u shpreh se zgjedhjet e 11 majit, kanë rëndësi gjeostrategjike për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke i cilësuar ato si më të rëndësishmet pas vitit ’91-’92.

Rama teksa u ndal te transformimi që ka ndodhur vitet e fundit në këto bashki, u shpreh se nga një xhep fallco, Kavaja sot ka ndryshuar tërësisht.

“Këtu në Kavajë e keni parë vetë se çfarë të bën vajtja te shtëpia e mullixhiut për inat të vjehrrës. Ne bëmë një rezultat të jashtëzakonshëm, morëm bashkinë e Kavajës dhe ndryshuam Kavajën se ishte xhep fallco që nuk kishte asnjë gjë veç pluhurit, farave të kungullit dhe njerëzve që bënin si bënin për të mbijetuar”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi se në Kavajë nuk kishte as ujë, as drita por ishin vetëm ato dy gishtat te sheshi.

“Unë kur kam ardhur në Kavajë për herë të parë si kryetar i PS-së nuk bënim dot takime. Nuk na linte njeri në kinema edhe kur hynim në kinema kishte më shumë karrige bosh se sa njerëz në karrige. Kjo ishte PS. Këtu ndodhte që në një kuti të qendrave të votimit të mos merrte votat as të anëtarëve të komisionit sepse presioni ishte i madh, pensionistët atje mezi i linin të votonin etj, etj, gjëra të tmerrshme”, tha Rama.

Sipas tij, “tani gjërat kanë ndryshuar dhe kjo është si ëndërr, por duhet të nxjerrim rezultatin”.

“Dua të theksoj faktin që është shumë e rëndësishme për çdo udhëheqës, pjesë të trupës udhëheqëse të Partisë Socialiste që do të thotë për çdo të deleguar, për çdo kryetar organizate, që të mbajë parasysh rëndësinë shumë të posaçme të këtyre zgjedhjeve, jo thjesht për PS-në, se për PS-në të gjitha zgjedhjet kanë qenë të rëndësishme, por për Shqipërinë”, u shpreh Rama.

“Pas zgjedhjeve të 1991-1992 këto janë zgjedhjet e para që kanë një peshë gjeopolitike dhe që lidhin drejtpërdrejtë fatin e vendit tonë, fatin evropian të vendit tonë. Sot janë krijuar kushtet që ne të hyjmë realisht në BE, si rrjedhojë e përputhjes së rrethanave tona të brendshme me rrethanat e Bashkimit Evropian dhe për herë të parë mundësia për t’u bërë pjesë e BE-së është reale”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ekziston një kalendar për negociatat me Shqipërinë, që është edhe më i shpejti në historinë e integrimit të një vendi në BE.

“Kemi një kalendar për negociatat që është kalendari më i shpejtë në historinë e integrimit evropian që na është dhënë për t’i mbyllur negociatat në vitin 2027. Dhe kemi mundësinë që nëse i mbyllim deri në 2027, të hyjmë dhe të bëhemi anëtarë të BE-së. Kjo do të thotë që Shqipëria të kalojë në një nivel tjetër në të gjitha aspektet, duke filluar nga individi, nga pasaporta e Republikës së Shqipërisë, e cila nuk do të jetë më ajo që është thjesht e vetëm një mundësi për të lëvizur, por pa mundësinë për të qëndruar, punuar, për të marrë shërbimet shëndetësore dhe për t’u rimbursuar njësoj si me qenë në vendin tënd, pa mundësinë për studentët që të jenë studentë në BE dhe të mos trajtohen si studentë ndërkombëtarë, por të trajtohen si studentë që janë në vendin e vet”, u shpreh Kryeministri.

“Ne hyjmë dhe bëhemi pjesë e barabartë e asaj familjeje, e një familje ku ne flasim gjuhën tonë, secili flet gjuhën e vet, ama na bashkon gjithë ombrella e legjislacionit dhe e të jetuarit së bashku. Ku edhe buxheti i vendit tonë do të marrë një rritje të fuqishme nga mbështetja e BE-së, se në momentin kur hyjmë në BE, hyjmë në kategorinë e shteteve përfituese. BE ka dy ka kategori, shtetet kontribuuese që janë ata më të pasurit, më të mëdhenjtë, më të zhvilluarit, janë edhe përfituesit, që janë më të vegjlit që janë në zhvillim e sipër si ne dhe ata të mëdhenjtë kontribuojnë që më të vegjlit të forcohen”, vijoi Kryeministri.

“Dhe nëse ne gjatë gjithë këtyre viteve, nga BE kemi marrë 630 milionë euro, duke u bërë anëtarë do të marrim mbi 1 miliardë çdo vit, ku është ndryshimi. 300 milionë çdo vit, vetëm për bujqësinë, për fermerët, për agropërpunimin, agrobiznesin, agroturizmin dhe për gjithçka që ka të bëjë me bujqësinë”, vijoi Rama.

Sipas Kryeministrit, “e gjitha kjo mund të mos ndodhi nëse në 11 maj, Shqipëria nuk voton fuqishëm PS dhe nuk voton fuqishëm për të vazhduar një proces që nuk është një fjalë goje, por një punë e përditshme me detyra të pafundme”.

“Janë 1000 vetë që punojnë përditë për këtë punë. Janë 40 skuadra negociatorësh. Çdo javë dy ministret tona të shtetit që drejtojnë negociatat janë si në provim dhe japin llogari se çfarë ka bërë Shqipëria këtë javë, që çdo minutë vlen dhe asnjë minutë s’duhet humbur. Parafytyrojeni tani sikur në 11 maj rezultati të mos jetë i qartë, sikur gjithë kjo qëndrueshmëri që kemi krijuar të lëkundet, sikur pozicioni ndërkombëtar ku e kemi vendosur Shqipërinë të vihet në dyshim dhe ata të thonë: po mirë me kë do punojmë ne”?

“Mjafton një rrëshqitje gjashtëmujore, për të mos thënë më shumë dhe nuk arrihet më gjë dhe ajo mundësi mund të ikë që aty”, tha Rama.

Kryeministri solli në vëmendje faktin që Shqipëria edhe më herët ka qenë gati për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, por nuk kanë qenë disa prej shteteve anëtare që gjenin nga një çështje të caktuar për të mos i çelur përfundimisht negociatat me vendin tonë.

“Ne kemi qenë gati për të hapur negociatat më përpara, por s’ishin ata gati. Shumica thoshte po, çohej një atje thoshte jo se shiko se ne kemi një shqetësim, edhe na thoshin këtu e keni vendi, duhet të bëni durim, të vazhdoni punën, etj”, tha Rama.

“Sot e kemi në tavolinë kalendarin e miratuar bashkërisht dhe të dakordësuar prej tyre. Na kanë thënë mbyllini negociatat në 2027, bëni gjithë detyrat e shtëpisë dhe ne do ju marrim brenda në shtëpi. Kjo është diçka shumë e madhe për t’u humbur, ose për t’u vënë në diskutim nga vogëlsira të tipit jam me këtë apo atë parti, ose se për Kavajën nuk është bërë kjo apo jo”, u shpreh Rama.

Paraardhëse

Shndërrimi i sfidave në mundësi/ Begaj merr pjesë në Forumin Global Baku 2025

Pasardhëse

Përfundoi rrugëtimin në “Big Brother”, Shkëlzeni tregon kush është fituesi sipas tij

Pasardhëse

Përfundoi rrugëtimin në “Big Brother”, Shkëlzeni tregon kush është fituesi sipas tij

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Tensione në Theth/ Gruaja bie pa ndjenja gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë

Nga lajme2
10 July, 2025
0

Gjatë përplasjes mes banorëve dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe policisë, të cilat kanë shkuar në...

U lirua nga arresti shtëpiak, zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme për Jamarbër Malltezin

7 July, 2025

“Krimineli as nuk ka kurajën të shfaqet”, Rama publikon pamjet nga Thethi: Çfarë borxhi i kanë zonjës Gjeli banorët dhe vizitorët?!

7 July, 2025

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi, la garanci pasurore 3 mln lekë

7 July, 2025

Policia ndalon Noizyn në Zvicër, ja çka dihet për rastin

6 July, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.