Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë me të gjithë shqiptarët një lajm të mirë. Rama ka njoftuar se janë shëruar edhe 23 pacientë të infektuar me COVID-19.
“Lajm i mirë, 23 të shëruar sot”, shkruan Rama, lajm të cilin e ka shpërndarë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Kujtojmë që tashmë, numri i personave që kanë fituar betejën me koronavirusin në Shqipëri ka shkuar në 154. Ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 382 dhe 22 persona kanë ndërruar jetë.
Diskutime rreth kësaj post