• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Edi Paloka: Me Ramën nuk ka rrugë tjetër veç përplasjes dhe forcës

4 September, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pak orë para mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, deputeti demokrat Edi Paloka, ka deklaruar dhe dy ditë para mbledhjes së këshillit kombëtar demokrat, se me Edi Ramën nuk ka rrugë tjetër veç përplasjes dhe forcës.

Teksa ishte i ftuar në A2CNN, në krye të agjendës opozitare është krijimi i kushteve që shqiptarët të votojnë të lirë, por nën një qeveri teknike dhe jo me Edi Ramën.

“Për ne si Parti Demokratike dhe opozitë, nuk mund të ketë objektiv tjetër të shpejtë gjatë këtyre ditëve, madje brenda vjeshtës duhet të finalizojmë objektivat për t’u dhënë shqiptarëve të votojnë lirisht dhe kjo si hap të parë ka zhvillimin e zgjedhjeve nën një qeveri teknike jo nën Edi Ramën.

Rama ka konfirmuar se nuk ka ndërmend t’u lejojë shqiptarëve të votojnë lirisht, jo vetëm atë që bëri për Kodin Zgjedhor. Sot mblidhet Këshilli Kombëtar për rrugën që do ndjekim, për të arritur këto qëllime. Për mua nuk ka rrugë tjetër veç përplasjes dhe forcës. Jemi në diktaturë, Kërkojmë gjënë më legjitime për shqiptarët për të votuar të lirë dhe përderisa kjo nuk lejohet nga diktatori na lejohet të përdorim çdo formë, me Ramën vetëm forca është mënyra për t’u marrë vesh”, shprehet Paloka.

Paloka shkon edhe më tej kur thotë se largimi i Ramës nuk ndodh pa destabilizim.

“Nuk mund të ketë forma demokratike në përballje me diktaturën. Ose duhet ta destabilizojmë dhe e kam thënë e stërthënë këto ditë. Këtu diktatura rrëzohet vetëm kur Rama të ikë nga frika me forcë dhe kjo nuk ndodh pa u destabilizuar vendi. Por ose duhet të pranojmë diktaturën e të ulim kokën ose do të reagojmë. Me një njeri si Rama që nuk njeh ligje kushtetutë, e përdor drejtësinë me keq se sigurimin e shtetit dikur Enver Hoxha”, tha Paloka.

Partia Demokratike, do të mbledhë pasditen e sotme kryesinë për caktimin e drejtuesve të qarqeve.

Gjithashtu, Paloka tha se kjo është kompetencë e kryetarit të Partisë, ndërsa vetë do të jetë në Tiranë.

“Mendohet që edhe kryetari ka bërë zgjedhjet e duhura. Unë vetë do të jem në Tiranë. Tirana do të ketë ndarje tjetër nga qarqet e tjera”.

Deputeti demokrat, komentoi edhe vendosjen e këmbëve në tryezën e parlamentit gjatë miratimit të Elisa Spiropalit në krye të Kuvendit.

Sipas tij, ai është një akt rebelues ndaj atij institucioni që ka humbur funksionin e vet.

“Ai insitutcion nuk është një godinë që janë ca tavolina e karrige institucioni, ka një funksion dhe ai parlament që nuk mund të quhet parlament, ka humbur të gjitha funksionet e tij. Ai akt është bërë qëllimisht për të treguar jo vetëm mosvlerësimin por ndaj atyre që drejtojnë vendin prej 12 vitesh, ndaj asaj tufe që e kanë çuar vendin në këtë pikë. Është akti më i vogël rebelues që duhet bërë ndaj atij parlamenti. Në 12 vite jemi përpjekur të bëjmë detyrën tonë si deputetë e opozitarë dhe asgjë nuk ka funksionuar. Ai parlament nuk e meriton emrin parlament, por ai ka qenë një nga aktet rebeluese dhe e kam thënë që atij parlamenti i duhet vënë flaka”.

Paraardhëse

Flori Mumajesi bën paraqitjen e rrallë në rrjetet sociale (FOTO)

Pasardhëse

Shpat Kasapi së shpejti pjesë e “Big Brother Vip4”?

Pasardhëse

Shpat Kasapi së shpejti pjesë e “Big Brother Vip4”?

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Trondit ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Ish-presidenti Joe Biden ka 12 deri në 18 muaj jetë

Nga lajme2
22 May, 2025
0

Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për “Washington Free Beacon” se ish-presidenti...

Einxhel Shkira zbulon emrin e djalit të saj të dytë

21 May, 2025

Chiara sërish beqare, i dashuri i rikthehet ish-it

21 May, 2025

Pse emri i Barack Obama-s u përmend në gjyqin e bujshëm të P Diddy?

21 May, 2025

Dua Lipa shpallet artistja më e klikuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

21 May, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.