Teksa politika dhe shqiptarët presin sy e veshë për vendimin që pritet të japë nesër KE për çeljen apo jo të negociatave për Shqipërinë në BE, vjen një reagim i fortë nga kancerlarja në detyrë e Austrisë Brigitte Bierlein.
Ajo deklaron hapur mbështetjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e bisedimeve për integrim në BE.
Në samitin e Këshillit të Europës që po organizohet në Bruksesl, Bierlein theksoi se çelja e negociatave për këto dy vende është në funksion të rritjes së besimit ndaj BE-së.
Ajo tha:
“Austria është dhe do të mbetet një partnere e besueshme e shteteve të Europës Juglindore dhe mbron hapur nisjen e bisedimeve të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në interes të besueshmërisë së BE”.
Diskutime rreth kësaj post