• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Ecuria e pazakontë, Euro zbret në nivelin më të ulët të 2021 në tregun vendas, ekspertët tregojnë shkaqet

2 December, 2021
në Ekonomi
0
135
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Euro ra sot në nivelin më të ulët për vitin 2021. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën me 121.17 lekë.

Ky nivel është lehtësisht më i ulët se niveli prej 121.18 lekësh që ishte shënuar në datën 11 gusht dhe që kishte qenë deri më sot niveli më i ulët i shënuar nga monedha europiane këtë vit.

Ecuria e kursit të Euros është e pazakontë në raport me tendencat vjetore historike. Zakonisht, monedha europiane i shënon vlerat më të ulëta vjetore gjatë sezonit vjetor, për shkak të ofertës së lartë të lidhur kryesisht me prurjet turistike. Por, këtë vit nivelet e verës u përsëritën sërish gjatë muajit tetor, ndërsa tani madje edhe po tejkalohen më tej.

Kjo rënie e Euros duket e papritur duke pasur parasysh edhe presionet në rritje inflacioniste dhe shtrenjtimin e mallrave të importit, që po shkakton një rritje të deficitit tregtar të vendit. Sipas Instat, për 10-mujorin 2021 deficiti tregtar shënoi rritje me afërsisht 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Mes fundit të tetorit dhe fillim të nëntorit, Euro shënoi një mbiçmim të shkurtër, që ekspertët e lidhën me kërkesat për blerje valute me qëllim financimin e importeve të energjisë elektrike. Por, tashmë edhe ky faktor nuk po e balancon kursin e monedhës europiane.

Agjentë të tregut të pyetur nga “Monitor” shprehen se në treg ka ofertë të lartë për Euro. Sipas tyre, janë disa banka që po kryejnë operacione të shitjes së valutës në javët e fundit. Këto operacione zakonisht bëhen për nevojat të klientëve të mëdhenj të bankave që kanë nevojë të shesin apo të blejnë valutë. Agjentët vërejnë në vijimësi ofertë të lartë të Euros, por identifikimi i burimeve të hyrjes së valutës në treg, si gjithmonë, është i vështirë. Megjithatë, në këtë moment një faktor me ndikim mund të jetë edhe qeveria shqiptare

Në gjysmën e dytë të nëntorit, qeveria realizoi emetimin e Eurobondit të radhës prej 650 milionë Eurosh. Nuk dihet ende me saktësi nëse paratë e Eurobondit kanë nisur të hidhen në treg, por sipas ekspertëve ato mund të kenë një ndikim në rritjen e ofertës dhe në zhvlerësimin e mëtejshëm të monedhës europiane. Sipas Ministrisë së Financave, Eurobondi do të përdoret kryesisht për mbulimin e deficitit buxhetor. Duke qenë se qenë se shpenzimi i deficitit buxhetor historikisht ka një përqendrim të lartë në muajt e fundit të vitit, është e arsyeshme të mendohet se kursi gjatë dhjetorit mund të ndikohet ndjeshëm edhe nga shpenzimet qeveritare.

Në ditët e fundit, leku ka rifituar disi terren ndaj dollarit amerikan, që të mërkurën u këmbye me 106.98 lekë. Pasi më datë 23 nëntor arriti nivelin më të lartë në rreth një vit e gjysëm, me 108.66 lekë, në gjysmën e dytë të javës së kaluar dhe në fillim të kësaj jave Dollari ka rënë sërish poshtë vlerës së 107 lekëve. Sidoqoftë, kursi i Dollarit dhe i gjithë valutave të tjera përveç Euros nuk lidhet me zhvillime të tregut të brendshëm, por reflekton vetëm raportet e kursit EUR-USD në tregjet ndërkombëtare.

Paraardhëse

“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh”, Bora fshin komentin e Beatrix

Pasardhëse

“Pas reshjeve të mëdha dhe dëborës në një pjesë të vendit”, kryeministri Rama zbulon projektin e rëndësishëm që ka nisur

Pasardhëse

“Pas reshjeve të mëdha dhe dëborës në një pjesë të vendit", kryeministri Rama zbulon projektin e rëndësishëm që ka nisur

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Spartak Ngjela i bën ftesë të hapur moderatores në emision: Merr dhe ti ndonjë shoqe, pimë dhe ndonjë gotë, flasim për kozmosin

Nga lajme10
29 May, 2022
0

Avokati Spartak Ngjela, ka folur si rrallë herë duke zbuluar pjesë nga rutina e tij e përditshmërisë, nga puna dhe...

Jozefina Topalli mes emrave në Kryesinë e PD, flet Desada Metaj: Që të zgjidhesh në Kryesi, duhet të mos rezultosh kryetare e një partie tjetër

29 May, 2022

Tifozët spanjollë dhe anglezë reagojnë pas incidenteve në Paris: Finalja e Champions të bëhej në Tiranë

29 May, 2022

Real Madrid kampion i Europës, Anceloti hyn në histori

29 May, 2022

Lefter Maliqi flet me bindje të plotë: Binomi Berisha-Meta do rrëzojë Ramën, socialistët do bashkohen me demokratët

29 May, 2022
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.