Ditën e sotme gjykata Administrative ka vendosur që t’i heqë bllokimi kompleksit Taiëani në kryeqytet. Ky subjekt u bllokua në saj të operacioni anti-infomralitet të shtrirë në të gjithë vendin, për shkak se nuk kishin lëshuar kupon tatimor.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe zv.kryeministri, Erion Braçe i cili shprehet i skandalizuar përballë këtij vendimi. Braçe citon edhe ligjin gërmë për gërmë ku sipas tij tatimorët kanë zbatuar atë në përpikmëri për të bllokuar këtë biznes ndërsa thotë se nga këto dosje do i kalojë organeve të vettingut, si pjesë thelbësore e veprimtarisë profesionale nën gjykim nga këto organe ndërsa shton se vendimi do të apelohet menjëherë.
Braçe më pas shton edhe disa pyetje për gjykatësin Hamiti duke thënë: Gjykatës ne cilin ligj u bazove? I kishe sytë hapur e mbi ligj apo funksionove me veshe ne telefon duke degjuar poezi romantike parash?”.
Pas kësaj të shumta kanë qenë edhe reagimet në rrjetin e tij social. Një nga komentuesit i shkruan se Braçe duhet të japë dorëheqjen pasi e parashikoi që kjo lëvizje sipas saj ishte thjesht njw show dy ditor.
Debati:
Komentuesja: Doli i sakte parashikimi im zoti Brace! Doreheqjen do e jepni?
Erion Braçe: Cili parashikim?
Komentuesja: @erionbrace qe do hapej per dy dite perseri te kam komentuat dhe tek foto e pare.. dhe mos beni sikur nuk keni ndikim te gjykatat se sinqerisht nuk jemi aq budallenj sa na pandehni.
Erion Braçe: o shoqja Irena K, nuk di ne je apo jo ti budallaqe, as qe u mora me kete. E dyta, skane kaluar dy dite. E treta, vendimi eshte i gjykates she pavaresisht sec je ti, ai vendim eshte i paligjshem nga fillimi ne fund. Kaq! Tani shko bej ndonje pune se per te lexuar as qe ke nge.
Komentuesja: Je shume i paedukate e para punes, zoti Erion B. E dyta je edhe hajdut E treta je edhe mashtrues!
Diskutime rreth kësaj post