Një ngjarje e pazakonte raportohet nga një qendër mjekësore në Portland të SHBA-ve. Në spitalin Maine, nëntë infermiere janë shtatzënë dhe pritet të lindin në një periudhë kohe të përafërt.
Ato do të lindin në periudhën mes prillit dhe korrikut. “Pasi secila prej nesh nisi të thoshte, ‘Jemi shtatzënë’”, ishte lajmërimi më i lumtur që kemi marrë ndonjëherë tha infermierja Erin Greinier, për filialin e CNN, “WMTW”.
Spitali lajmëroi mbi rastin e “baby boom” të hënën përmes një postimi në rrjetet sociale, ku uroheshin nënat. 8 prej tyre shkrepën një foto ku shfaqej barku i rritur nga shtatzënia.
Disa njerëz u ankuan përmes komenteve se spitali nuk kishte mjaftueshëm staf për periudhën e verës, shqetësimi të cilit spitali iu përgjigj me fjalët: “Mos u shqetësoni! Ne kemi një plan”.
Diskutime rreth kësaj post