Kongresi i PS kishte rezervuar dje dhe surpriza. Një ndër to ishte edhe dorëheqja përfundimisht nga politika e Gramoz Ruçit. Ky largim i Ruçit, ishte një surprizë edhe për vet socialistët.
Por duket se kjo surprizë qenka zbuluar nga analisti Enton Abilekaj në një intervistë televizive. Abilekaj 3 javë më parë tha se Ruçi do të japë dorëheqje nga politika për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhje.
Deklarata e Abilekajt:
“Besoj se Ruçi do largohet me 12 qershor për shkak të rezultatit të dobët në zgjedhje, pasi e ka thënë vetë nëse nuk merr 10 mandate do largohej nga politika”, tha Abilekaj.
Diskutime rreth kësaj post