Ndërsa ende vijon procesi i numërimit të votave preferenciale për kandidatët në listat e partive, duket se figura të reja në PD po lënë në hije edhe drejtuesin historik të saj Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.
Më i votuari në listat e PD rezulton Flamur Hoxha me 9159 i cili kandidon në Kukës. Pas tij më i votuari është në Korçë, Ervin Salianji me 8694. Pas tij me numër të lartë votash është edhe Agron Kapllanaj në Fier me 7464, që është gati të thyejë herësin dhe të thyej renditjen e partisë në këtë qark. Kandidati pasues i listës më të votuar është në Elbasan. Luçiano Boçi me 7257 vota dhe Dashnor Sula me 7133 vota.
Më pas në renditjen e më të votuarve deri tani vijnë kandidatët në Shkodër, ky kryeson Bardh Spahia me 5923 vota, pas tij Zef Hila me 5882 vota dhe Helidon Bushati me 5658, i cili është i 3 më i votuari në këtë qark. Lista e më të votuarve vijon me Tiranën. Pas Bushatit vjen Lulzim Basha me 5427, Belind Këllicci me 3905.
Diskutime rreth kësaj post