Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka treguar për gjendjen e pacientëve por edhe misterin e këtij virusi që të shkakton vdekjen sidomos tek njerëzit më sëmundje të tjera kronike. Pipero tha se të shtruarit tek Infektivi po përjetojnë depresion dhe ankth të madh duke pasur frikë, pa praninë e të afërmve, por vetëm të mjekëve të veshur si atronautë.
Vini nga pavioni, takoni njerëz me koronavirus, na tregoni troç si është situata?
“Situata është shumë serioze në të gjitha dimensionet, në numrin e rasteve që vjen duke u shtuar, nuk është me shifra eksponenciale por askush nuk e di si do shkojë, është shumë serioze në dimensionin e rasteve të të shtruavrve dhe problematikave, nuk kanë vetëm virusin por kanë dhe një depresion të madh një pjesë e madhe, kanë një ankth të madh do shpëtojnë apo jo. Nuk na njohin ne doktorët, nuk takojnë dot të afërmit. Ne vishemi aty si kozmonautë, as njëri tjetrin nuk njohim, u mungon shtëpia, mjedisi familja por jo kujdesi mjekësor.
Ky kujdesi ynë sado i sofistikuar bashkëkohor sado modern, por sa kohë që shkenca mjekësore nuk kanë aprovuar një medikament ne e ndjejmë veten totalisht në dorë të atyre medikamenteve që të tjerët i kanë privuar dhe në dorë të qytetarëve për të mos lëvizur nga shtëpia; Ardhja në spital ka 100 probleme mbrapa, nuk bëhet fjalë sa veshje e respirtatorë kemi, por bëhet fjalë për një sëmundje të rëndë respiratore.
Të ikin pacientët nga dora, pa u marrë vesh me të. Rasti që ka ndodhur sot është identik, ti duke i matur tensionin duke e pyetur, ai çedon përjetë dhe kjo është e panjohura e madhe e kësaj sëmundje.” tha Pipero.
Ka një pikë kur pritet të rritet më shumë?
“Në itali prap vazhdon të jetë i lartë po ka mundësi të thyhet kurba. E kam thënë edhe herë të tjera, në këtë situatë është vështirë të bëhen parashikime. Fundi i marsit dhe java e parë e prillit do filojë të thyhet epidemia.” – tha Pipero.
Diskutime rreth kësaj post