• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

E paditën penalisht pasi denoncoi me video vjedhjen e ndihmave të tërmetit, flet aktivistja dhe hedh akuzat e rënda ndaj policisë: U sollën me dhunë me mua

27 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Aktivistja dhe avokatja Ardiana Kalaja është kallëzuar penalisht nga Policia e Tiranës për video-denoncimin e bërë pas tërmetit të 26 nëntorit, ku shfaqeshin disa persona, sipas saj duke vjedhur ndihmat e mbledhura për të dëmtuarit nga tërmeti në ambientet e Ministrisë së Brendshme.

Kalaja njofton se policia ka ngritur tre akuza ndaj saj, si akuzën për shpifje, për ndërhyrje në jetën private dhe mosbindje ndaj forcave të rendit.

“Drejtoria e Policisë ka bërë kallëzim penal, duke formuluar tre akuza: Akuza e parë është për shpifje, akuza e dytë është ndërhyrje në jetën private dhe akuza e tretë është mosbindje ndaj forcave të rendit.

Unë dhashë deklarimet e mia në lidhje me ngjarje. Më bën përshtypje se policia e Tiranës ngre akuza ndaj një veprimi timin si një qytetar i këtij vendi që kur sheh një veprim të dyshimtë bën denoncimin përkatës. Në këto momente policia e Tiranës nuk ka marrë asnjë hap për të hetuar se pse këto ndihma po shkarkoheshin në Ministrinë e Brendshme. Nuk më rezulton që ne të kemi bërë as akuza as shpifje.

Unë bëj një veprim qytetar, që mendoj se i shërbej policisë dhe nga ana tjetër policia nuk bën asnjë hetim se pse ato ndihma shkarkoheshin në Ministrinë e Brendshme. Unë do pres ecurinë e hetimeve për sa kohë që respektoj ligjin, kam besim tek drejtësia. Sepse po të shihni akuzën e parë dhe të dytë është qesharake sepse aty vetëm shpifje nuk ka. Aty ka një video që kërkon që të sqarohet nga policia. Akuza e dytë është ndërhyrje në jetën private, unë kam filmuar në ambiente publike dhe nuk kam cënuar njeri në jetën private.

Në të dy rastet që ato janë paraqitur për të komunikuar me mua herën e parë u sollën në mënyrë ë njerëzishme dhe herën e dytë u sollën me dhunë. Në asnjë moment nuk vijnë me një dokument zyrtar. Unë nuk mund të paraqitem për sa kohë që nuk ka një shkresë zyrtare, për tu paraqitur. Është një kaos total që policia nuk po di t’i japë zgjidhje”, u shpreh Kalaja

Paraardhëse

Aktorja e njohur kapet ‘mat’ me futbollistin e njohur shqiptar (FOTO)

Pasardhëse

Putin i dërgon letër Vucicit e popullit ‘vëlla serb’

Pasardhëse

Putin i dërgon letër Vucicit e popullit ‘vëlla serb’

Diskutime rreth kësaj post




Screenshot
Aktualitet

Lideri më i klikuar i vitit! Eksperti: Si renditen Rama dhe Berisha. Surpriza SPAK

Nga lajme10
31 December, 2025
0

Tomi Kallanxhi në një lidhje live në nje emision televiziv ka bërë një analizë të personazheve më të klikuar nga...

Rama: Do të prodhojmë dronë, mjete të blinduara e sisteme antidronë

30 December, 2025

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

23 December, 2025

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.