Partia Demokratike publikon sot dokumentin që vë në dyshim deklaratën e një dite më parë të kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, kur u pyet për lidhjet e tij me biznesmenin që u arrestua (i liruar sot) nga pala greke në Igumenicë të Greqisë.
Balla tha dje për gazetarët se me Edmond Begon kishte njohje familjare, por siguroi se nuk i kishte garantuar atij mburojë politike.
Nënkryetari i PD, Edmond Spaho publikon sot një provë zyrtare që tregon se si Bego ka përfituar një tender në ndërtimin e nënstacioneve elektrike me vlerë 100 milionë lekësh të reja, (1 miliard) pa patur përvoja të mëparshme në këtë fushë.
Spaho thekson se ka qenë Balla ai që ka ndërhyrë, që kompania e Begos të përfitojë një tender të tillë nga buxheti i qeverisë.
“Arrestimi i Edmond Begos, mik familjar i Taulant Ballës është dëshmia e freskët se si Rama ka kriminalizuar gjithçka, që nga zyra ku punon deri te paratë që u merr shqiptarëve me taksa që u merr gjithnjë e më të larta.
PD publikon sot provë zyrtare se si buxheti i shtetit është vënë në shërbim të mikut kriminel të Ballës i cili tha dje se nuk kishte përdorur si mburojë politike për ish anëtarin e bandës së Lushnjes.
Kompania e inerteve ‘Expres’ me pronar trafikantin e drogës me nuk ka përvojë në ndërtimin e nënstacioneve elektrike dhe se këtë funksion e shtoi në fund të dhjetorit 2017.
Pak muaj më vonë përfitoi tender publik nga OST. Dokumentet tregojnë se tenderi me vlerë 100 mln lekë (të reja) i dhënë trafikantit në fillim të verës në zemër të zonës elektorale të taulant Ballës në Librazhd.
Balla tu thotë shqiptarëve a e ka bërë atë sekserin me OST që miku i tij të fitojë një tender të tillë. Sa më heshtë Taulanti pa sqaruar se çfarë e lidh atë me miqësi familjare me një trafikant të rrezikshëm droge aq më shumë forcohet bindja për rolin e tij si sekser i miliona eurove që u merr shqiptarëve për ti ndarë me trafikantin e drogës”, u shpreh Spaho.
Diskutime rreth kësaj post