• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

E moshuara tregon vuajtjet mes varfërisë: Fëmijët nuk kanë mundësi të më ndihmojnë, s’më punon shpirti më merret fryma

13 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
39
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: emisioni Vetting

Fshati Pinar nuk është më shumë se 15 km në periferi të kryeqytetit, është një ndër fshatrat e braktisura nga të rinjtë, rrugët janë thuajse bosh, në oborret e shtëpive gjen ndonjë të moshuar.

Bukurie Metani është një banore e këtij fshati.

Ajo është 76-vjeçe dhe jeton vetëm në banesën e saj të dëmtuar nga tërmeti. Bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë, fëmijët janë në emigracion.

Bukuria vuan prej disa sëmundjeve.

Lista e ilaçeve është e gjatë por ajo i mban mend të gjitha me emra.

“Ti tregon nëna, këta janë dy shkarkues, që i pi në mëngjes. Kjo është për zemrën në drekë, që bën 20 e ca mijë lekë. Se sa ka bërë kjo se mbaj mend, çmimin e kanë vetë këtu, që mos tu gënjej. Këto janë ato për frymën, doni ti shikoni edhe kjo ashtu, do ti tregoj të gjitha, mos dal gënjeshtare se është turp. Këto i kam ka 4 vjet. Po ti llogarisësh të gjitha shkojnë shumë. Të nxjerr ata që shkojnë më shumë, ata të ritmit të zemrës, kjo shkon 60-70 mijë lekë, llogarite 30 ditë nga 2 mijë lekë, 60 mijë lekë në muaj vetëm kjo. Kjo është për darkë. Kjo është çdo 10 ditë nga një pako kështu, llogarite nga një 10 mijë lekësh, në muaj duhen 30 mijë lekë”.

Ditën që shkuam në banesën e saj, sapo ishte kthyer nga spitali.

Na tregon se si ishte shtuar lista e sëmundjeve që do të shoqërohej patjetër me një listë të re ilaçesh që do të thotë se i duhen shumë më shumë para.

“Sot kam qenë tek dispanseria, se shkova tek doktori jonë këtu, e kemi në Zall Herr, mua më merret fryma dhe ai tha sa net ka kështu, thashë tri net ka, po si kam mundësi o doktor thashë që unë të kollitem dhe mos të fle një orë natën, si kam mundësi mos të më dhembi koka thashë, mu bë si grip, jo nëne tha s’ke grip por të shkosh urgjentisht tek dispanseria. Shkova atje më bënë analizat, dola me alergji. S’ka bërë vaki kështu dhe me pak ftohje kam dalë”.

Bukuria merr vetëm 90 mijë lekë pension, ndërkohë lista e ilaçeve që merr në muaj e tejkalon shumën 150 mijë lekë të vjetra duke përfshirë edhe rimbursimin që i takon si pensioniste.

“Pensioni im është 90 mijë. Tani është bërë ka pak ditë, është bërë prej dritave. Kam pas marrë 87, 80, 86, ashtu duke u shtuar nga 2 mijë lekë. Me pension kooperative mos e gëzofsha jetën time. Skam tjetër asnjë lloj ndihme. Ku del pensioni, 60 dhe 30, këto të dyja iku pensioni. I ble nga 10 mijë lekë, ndonjëherë ri edhe pa gjë, se nuk plotësohen të gjitha, këto janë pompat e frymës”.

Paratë që merr nga pensioni dhe çfarë i vijnë si ndihmë nga fëmijët, Bukuria i shpenzon thuajse të gjitha për ilaçe.

Për të ngrënë mbeten shumë pak.

“Sot kam ngrënë gjizë, vaj ulliri dhe pak domate, më solli goca pak vaj ulliri. Për darkë kur ta sajoj, po se sajova prapë do ha bukë me gjizë dhe me vaj, më ka sjellë goca nja 2-3 kile domate. Gjithë ditën unë ri, s’kam fuqi të bëj gjë, e patë dyshekun si e kam bërë, si grazhdi i qenit, sillem vërdallë, se s’më punon shpirti, më merret fryma”.

Ajo thotë se fëmijët nuk janë në gjendje të mirë ekonomike që ta ndihmojnë megjithatë, ata përpiqen ti gjenden me sa mundësi kanë.

“Më sjellin gocat ndonjë gjellë, si të munden, mi dërgojnë me ndonjë, ose vijnë 5 minuta me sjellin për të ngrënë dhe ikin. Këta thasët me miell kush ti ka sjellë? Mi ka sjellë djali i gocës. Kur kam fuqi e bëj vetë kur skam fuqi e kam blerë. Sot e kam blerë se skam fuqi të gatuaj. Mora dy bukë sot, po ha një javë me të, se kush ka për të ngrënë, unë kam mbaruar, s’më hahet asnjë gjë. Gjithë këto vezë, kam 4 pula, kam bërë pak fërgesë mbrëmë. Këtu fle, mbrëmë jam ndërruar njëqind herë, dua të shkoj sipër nuk kam drita, shkoj ditën se kam qejf të ri atje dhe nëse bie ndonjë tërmet shkoj të ri tek shtëpitë e reja. Po më thonë do vimë do vimë. Nuk kam dru ta ndez sobën, e ndez me këto të misrit, i kam marrë nga kunata ime”.

Tërmeti i 26 nëntorit ia dëmtoi banesën e saj dhe atë të djalit.

Me fondet e rindërtimit, është përfshirë restaurimi i shtëpisë së të birit i cili pas tërmetit u largua në emigracion.

Ajo i trembet ndonjë tjetër tërmeti e megjithatë nuk mund të jetojë në banesën e të birit sepse atje mungon energjia elektrike.

“Jo nuk ka ardhur askush. Kur u shkatërruan nga tërmeti më kanë dhënë batanije, jorgan, atë rezistencën ma ka dhënë shteti, më sollën cadrën në oborr, unë tani pres OSHEE-në kur vjen ai i dritave unë i them më qafsh nonën se po bie ndonjë tërmet se erdhi vakti i tërmetit prap, po po me të mira më përcjellin”.

Paraardhëse

Genc Gjokutaj pas protestës së opozitës: Zoti Rama mjaft me manipulime, herë tjetër kur të gjesh budallenj, na thirr t’i tallim bashkë

Pasardhëse

Bora Zemani flet për famën: Zgjohesha me ankth, është shumë e vështirë të jesh në qendër të vëmendjes

Pasardhëse

Bora Zemani flet për famën: Zgjohesha me ankth, është shumë e vështirë të jesh në qendër të vëmendjes

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.