Nga çadra ku po qëndrojnë qindra qytetarë të Thumanës pas dëmtimit nga tërmeti, ka folur dhe për ata që po abuzojnë me fondet.
Në një intervistë për Top Channel, në emisionin Open, Rama tha se pas arrestimitI të të riut nga Lezha që mblidhte lekë me emrin e tij, një tjetër person ka rënë në pranga.
Bëhet fjalë për një polic, që ndihmat po i dërgonte në shtëpinë e tij, që sipas kreut të qeverisë është një shef Komisariati.
“Një shef komisariati që merr dy thasë me ndihma. Kjo është babëzi. Ok ai do bëj lajm, por si ka mundësi”, u shpreh Rama./TCH
Diskutime rreth kësaj post