Kryeministri Edi Rama ka qenë sot familjen Xhixha në Qinam të Zall Herrit, e cila është kthyer në shtëpi pas tërmetit të fortë që la shumë familje pa çati.
Rama tha se kjo që po bëhen nuk po bëhet për propagandë, por për t’i thënë të tjerëve që nuk janë futur në shtëpi, që puna vazhdon.
Gjatë bisedës me familjarët nuk munguan dhe batutat, teksa një familjar ia “qau hallin” Kreut të Qeverisë, se i kishin rënë të gjitha të këqijat duke llogaritur këtu dhe buxhetin e shtetit në vitin 2013 që ishte thuajse zero.
Veliaj: Të gjithë tani kanë dhomë më vete.
Rama: Shumë mirë.
Veliaj: Këta çunat i kemi super futbollista.
Rama: Po leje futbollin, po me mësime si jeni ju?
Djemtë: Mirë!
Rama: Sa mirë? Mi thoni me nota.
Djemtë: Po kemi marrë 10-a, 9-a, dhe 8-a.
Vajza e vogël: Ky ka marrë 4, ky të gjitha 10-a
Rama: Ç’i ke këto 4 ti?!
Djali: S’i kam marrë me vërte jo.
Rama: S’i ke marrë me vërte po i ke marrë me gjasme
Babai: Na flliqe.
Banori: Nuk e prisnim, do ta mbajmë mend, dhe ato brezat. S’di si ta përshkruaj.
Rama: As mos u lodh fare të ma përshkruash. Këto s’janë inagurime. Ne vijmë këtu që të tjerët që presin të kuptojnë që njerëzit po futen nëpër shtëpi dhe po vazhdon puna. Kjo nuk është as propagandë, as inagurim, por pjesë e informimit se ka njerëz që janë në çadra dhe duhet t’i mbajmë me informacion, se çfarë po bëhet dhe që dhe atyre do ju vijë radha.
Banori: Kryeministri e ka marrë Shqipërinë keq e më keq, siç e dimë ne të gjithë keq e mo keq. Tani ra dhe kjo dridhja, tërmeti, ra dhe pandemia.
Rama: Të gjitha për njeriun janë. Duhet durim i madh. Se mirë tërmeti dhe Covidi, po s’të lejnë as mizat se lejnë gamorin. Mban gamorin bam e bam e bam.
Banori: Ty të ka ra kjo punë.
Rama: Mos ma kujto shpesh që m’ka ra mu se e di.
Diskutime rreth kësaj post