• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“E kanë harruar liderët e Kosovës”, avokati shqiptar: Kurti ta kërkojë edhe këtë gjë nga Serbia, të përfshihet në proces edhe një shtet

10 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
46
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka paralajmëruar se Kosova do të shtojë masën e reciprocitetit ndaj Serbisë në shumë fusha, e jo vetëm për targat e automjeteve. Ai ka thënë se reciprociteti do të jetë qasja kryesore se si Kosova do t’i trajtojë marrëdhëniet me Serbinë.

Kryeministrin për këtë qasje po e përkrah avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela. Ngjela ka thënë se megjithatë, termi “reciprocitet” nuk është term efikas, pasi Kosova sipas tij, ka fituar të drejtat nga njohja e saj ndërkombëtare e pavarësisë.

“Më duhet ta them që në fillim të kësaj përgjigjeje se, termi reciprociteti nuk është një term shumë efikas, dhe çështja nuk është retorikë. Kosova, në funksion të Serbisë, ka ceduar nga të drejtat e saj universale. Zotërinj; ju nuk i keni marrë ndaj pushtuesit të gjitha të drejtat që ndërkombëtarisht ju jep pavarësia juaj”, është shprehur Ngjela.

Ai ka theksuar se shqiptarët e Kosovës nuk po e kërkojnë të drejtën e tyre për dëmshpërblim nga tmerri i gjenocidit dhe pushtimit serb.

“Duhet të kujtohemi që Serbia nuk është një shtet me histori normale në fqinjësi me shqiptarët, sepse Serbia ka qenë një shtet pushtues territoresh të gjera të banuar nga shqiptarët autoktonë. Dhe, brenda këtij pushtimi, shqiptarët e Kosovës kanë përjetuar tmerre. Edhe dëmshpërblimi i tmerrit gjenocidal është ende një e drejtë që shqiptarët nuk po e kërkojnë”, ka thënë më tej avokati për “Bota sot”.

Ai ka kritikuar krerët institucionalë në Kosovë, duke thënë se kanë harruar faktin se Kosova është fituese e luftës kundër pushtuesit shekullor, duke lejuar pabarazi në marrëdhëniet bilaterale me Serbinë.

“Në vitin 1999 Serbia e ka humbur luftën me shqiptarët dhe më pas Kosova ka shpallur pavarësinë. Tani Kosova është një shtet shqiptar i pavarur. Por, lidershipet krerë të Kosovës shpesh e kanë harruar këtë fakt, dhe prandaj, në ecurinë historike Kosova sikur e ka harruar që është fitues i luftës kundër pushtuesit shekullor; dhe, brenda kësaj “harrese”, ka lejuar pabarazi në marrëdhëniet bilaterale të te dy shteteve”, ka theksuar Spartak Ngjela.

Sipas tij, Kurti duhet të përkrahet për reciprocitetin, mirëpo, ai ka theksuar se kryeministri duhet të kërkojë më shumë të drejta që ia jep ligji ndërkombëtar, shtetit të pavarur të Kosovës. Ngjela ka kërkuar edhe përfshirjen e Shqipërisë në këtë temë.

“Termi reciprocitet është shumë pak. Megjithatë, kryeministri Kurti, nëse politikisht, me këtë term fsheh vijimin në kërkim të te drejtave universale të Kosovës, bën shumë mirë. Nga ana tjetër, unë mendoj se në këtë çështje duhet të përfshihet edhe Shqipëria, e cila ende nuk po ia kërkon Serbisë dëmet e luftës së vitit 1999. Gjithsesi, reciprociteti i kryeministrit Kurti duhet përkrahur, por edhe vet kryeministri duhet ta shtyjë këtë çështje në një proces që duhet të ecë: nga reciprociteti, te të drejtat që i jep ligji ndërkombëtar shtetit shqiptar të pavarur të Kosovës; për të gjithë të drejtat e saj ndaj një pushtuesi gjakatar”, ka shtuar avokati Spartak Ngjela.

Paraardhëse

Ministri serb përplaset me Edi Ramën: Bota serbe do e ndalonte bashkimin e Shqipërisë

Pasardhëse

Shpërblime të majme! Ja sa kanë fituar financiarisht futbollistët e Shqipërisë pas fitoreve

Pasardhëse

Shpërblime të majme! Ja sa kanë fituar financiarisht futbollistët e Shqipërisë pas fitoreve

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Reshje dëbore dhe temperatura ekstreme të ulëta, njihuni me parashikimin e motit për këtë javë

Nga lajme4
30 January, 2023
0

Hakil Osmani nga metoalb për emisionin “Good Morning Albanians”  tha se këtë javë moti do të jetë i qëndrueshëm por...

“Rama, kungull”, Kryemadhi krahason politikanët me perime: Basha fluturoi me presh

29 January, 2023

Zihen keq Luizi dhe Kiara: Të jetë hera e parë dhe e fundit që ma thua atë fjalë

29 January, 2023

Monika Kryemadhi ka një koment për këngëtaren dhe Bes Kallakun

29 January, 2023

Të dyja në moderimin e “Big Brother Vip”, por a ekziston ‘krisja’ e miqësisë mes Jonidës dhe Arbanës?

29 January, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.