Këngëtarja Eneda Tarifa feston sot ditëlindjen. Ajo ka zgjedhur që në këtë ditë mjaft të veçantë t’u drejtohet ndjekësve të saj me një mesazh mjaft domethënës.
“Po, sot kam ditëlindjen. Nuk ka asgjë të vecantë nga ndonjë ditë tjetër ditëlindjeje e çdokujt prej nesh, por ditëlindjet janë të bukura se mbartin një ndjesi shprese, celebrojnë “jetën” (sado e ndryshme është ajo për secilin prej nesh). Mendoj se jetët tona duhet ti ndërtojmë vetë, ti zbukurojmë vetë, pa u dorëzuar asnjëherë. Për mua ky është suksesi i një jete kryesisht të lumtur. Dhe mos më thoni që është çeshtje fati. Fati është vetëm një “kurthez i vogël” për të ndejtur rehat… Ajo që ndërton në jetë është vepra jote dhe këtë mundohem ti mësoj Arias përditë. Faleminderit për gjithë dashurinë që më jepni çdo ditë. Tagni miqtë që kanë ditëlindjen sot. Ju dua”, – ka shkruar Eneda në Instagram.
Ky postim u shoqërua me mjaft urime nga ndjekësit dhe miqtë e saj, të cilët i kanë uruar me fjalët më të bukura ditën e lindjes.
Për të gjithë ata që janë kuriozë, Eneda ka mbushur sot 39 vjeç!
Së fundmi është mësuar se Eneda i është bashkuar skuadrës së PS-së në zgjedhjet e 25 prillit.
Më herët, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe Eneda Tarifa, zhvilluan një bashkëbisedim me një grup të rinjsh të Njësisë 1 në Tiranë, ku zbuloi për herë të parë se do jetë në krah të PS-së.
FOTO:
View this post on Instagram
Diskutime rreth kësaj post