Rritja e rasteve të reja me koronavirus ka rikthyer masat kufizuese në vendin tonë. Ky është vendimi i marrë ditën e sotme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Njoftimi i plotë:
“Mblidhemi sot këtu. Komiteti teknik i ekspertëve ka analizuar situatën. Në përputhje me zhvillet e situatës në rajon kemi analizuar me hollësi rezultatin e masave dhe eksperiencën e vendeve. Kemi evidentuar se gjatë kësaj periudhe është vënë re shtim i infeksioneve. Është rritur edhe incidenca. Në kushtet kur akoma nuk ka një mjekim specifik mënyra më e mirë vazhdon të mbetet parandalimi. Duke analizuar shifrat, shkaqet dhe rekomandimet e OBSH komiteti propozon të merren disa masa. Vlerësojmë se duhet të ndërmarrim këto masa:
Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 06:00 në të gjithë vendin
Të ndalohen baret dhe restorantet nga ora 22:00 deri në orën 06:00
Propozojmë smart working për administratën publike
Këto masa hyjnë në fuqi të mërkurën dhe do të zgjasin për tre javë”
Diskutime rreth kësaj post