Deri në katin e tretë të pallatit 8 katësh ka arritur masivi prej qindra metër kub që rrëshqiti në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër. Rrëshqitja e dheut dhe shembja e më shumë se 20 metra rrugë nisi mbrëmjen e së shtunës. Banorët e tij ndjenë lëkundjet rreth orës 21:00 të mbrëmjes dhe dolën menjëherë nga apartamentet.
Një pjesë e madhe e kateve të para të këtij pallati është i mbuluar nga uji.
Sipas specialistëve, këtë radhë shkak për rrëshqitjen e tokës janë bërë reshjet e dendura të shiut që kanë mbërthyer qytetin e gurtë për më shumë se 36 orë. Pallati 8-katësh që ndodhet në lagjen “18 shtatori” ka lëvizur nga themelet e tij.
Pas dhënies së alarmit nga vetë banorët, ai u rrethua nga ana e policisë, që bëri edhe evakuimin e tyre. Askush prej banorëve nuk lejohet më të hyjë në pallat deri në një njoftim të dytë nga autoritetet përkatëse
Diskutime rreth kësaj post