Në Kinë prej më shumë se dy muajsh tashmë po “luftohet” me virusin vdekjeprurës që u ka marrë jetën mbi 2600 personave në rang global, ndërsa viktima dhe të infektuar janë shënuar edhe në 30 vende jashtë territorit të Kinës.
Por ndërkohë që e gjithë bota po mundohet të shmangë dhe të gjejë shërim nga Koronavirusi, një video e bërë virale orët e fundit, ka zbuluar se kinezët janë ata vetë që po mundohen ta përhapin këtë virus vdekejprurës.
Në video arrihet të shihet qartazi sesi një grua pështyn brenda ashensorit në butonat ku njerëzit shtypin për të arritur në katet që duan.
Dailymail ka publikuar një video ku gruaja shihet duke pështyrë me qëllim në ashensor. Më pas kjo video ka ngjallur goxha debat për këtë sjellje aspak normale, e në një farë mënyre “vrasëse” për qytetarët.
Sipas mediave të huaja, gruaja kineze është kapur vazhdimisht në kamera duke pështyrë pranë butonave, një faktor ky që nxit akoma më shumë përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës.
Pamjet e kamerave të sigurisë kapin momentin ku 48-vjeçarja e njohur me mbiemrin e saj Li, përhap qëllimisht pështymën e saj në një kompleks banimi në Chongqing, një qytet në jug-perëndim të Kinës. Sipas policisë është mësuar se 48-vjeçarja nuk është e infektuar nga koronavirusi.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post