Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj ka folur lidhur me çfarë ka përjetuar gjatë kohës kur ishte i infektuar. I ftuar në emisionin “Opinion”, Brataj tha se fillimisht koronavirusi i kishte prekur mushkëritë.
Më pas, Brataj tha se në skanerin e fundit kishin mbetur shumë pak shenja nga pandemia, gjë që sipas tij ishte normale.
“Nga data 21 mars deri sot. Problemi me koronavirusin është që kur kalon ditët e para. Ndjeja lodhjen dhe problemet. 4-5 ditët e para kisha temperaturë, diarre. E dija çfarë më priste. Bëra një skaner ditën e 5-të. Por ma bënë me hile dhe nuk ma treguan. Në skanerin e parë kisha probleme pulmonare. Tek i fundit ishin reduktuar fare,” – tha mjeku.
Diskutime rreth kësaj post