**Aksidenti tragjik në Lutogllav: Humb jetën 20-vjeçari Orlent Xhafiqi**
Orlent Xhafiqi, 20-vjeçar, është viktima e aksidentit të rëndë që ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në fshatin Lutogllav të Prizrenit, raporton Sinjali.
Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:05, kur një automjet **VW Passat**, i cili po qarkullonte në drejtim të Suharekës për në Prizren, ka dalë nga rruga në afërsi të shkollës fillore “Besim Ndrecaj”.
Si pasojë e aksidentit, 20-vjeçari Orlent Xhafiqi ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, 19-vjeçari Yll Latifi, është duke marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
Me urdhër të Prokurorit, drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë.
I riu Orlent Xhafiqi ishte i angazhuar edhe në aktivitete vullnetare në komunitet. Sipas raportimeve, ai kishte kontribuar në përmirësimin e kushteve në shkolla, përfshirë edhe rregullimin e dyerve të tyre.
Rrethanat e plota të aksidentit janë duke u hetuar nga autoritetet.






Diskutime rreth kësaj post