Konkurrenti i Big Brother Vip 4, Aldo Marku, ka thyer mbrëmjen e sotme kutinë e emergjencës, e cila bashkë me një të mirë, që në këtë rast ishte një takim i tij me vajzën, vjen edhe një e keqe.
gerta aldo
‘E keqja’ në këtë rast ishte se Aldo duhej të çonte një banor në nominim të përhershëm dhe zgjedhje e tij ishte Gerta Gixhari.
“Ju kërkoj ndjesë nëse mund të shihet si diçka egoiste, por kam disa ditë që kam nevojë ta shoh vajzën time. Me anë të kësaj më duhet të lexoj në zarf; ‘ti ke të drejtën të çosh një banor në nominim të përhershëm’.
Duke qenë se sot mora një fjalim nga Gerta që tha tregoje se ke gjak. Nuk do e mendoj dy herë dhe do çoj Gertën”, tha ai pasi theu kutinë.
Pas këtij vendimi ka patur një përplasje mes tyre, me Gretën që pretendon se ishte një vendim i marrë për arsye personale. Megjithatë, gazetarja është shprehur se nuk ndihet e trembur, por e zhgënyer.
Nga ana tjetër, Aldo ka renditur disa arsye se pse ka marrë këtë vendim.
Pjesë nga diskutimi:
Gerta: Tregove veten tënde o Aldo.
Aldo: Pse trembesh kaq shumë. Duhet të vish të më thuash faleminderit!
Gerta: Unë nuk trembem, e ke keqkuptuar
Aldo: Të dëgjova atje duke thënë ‘pse e bëri kaq të madhe ai?’. Ti duhet të më thuash faleminderit.
Gerta: Unë nuk kam frikë nomiminin, por mora një zhgënjim personal nga ti. Ke qenë i vetmi person që kam veçuar dhe kam thënë se ti meriton të rrish në këtë shtëpi. Kërkova nga ti ta forcosh figurën tende në shtëpi.
Aldo: Gerta e dashur je kapur për një karrigeje dh e ke çuar një vajzë në atak paniku (Livian) dhe si ke thënë akoma më fal. Nëse dikush do të më çonte mua në atë gjendje…
Diskutime rreth kësaj post