Çdo kush që del me një lëvizje të re politike, e djathtë, tashmë është në “grykën e topit”, të Republikës së re, e cila opozitën e quan monopol të saj.
Kryetari i Republikës së re, përdor mediat e tij, për të hedhur sulme dhe akuza të pafundme ndaj kujtdo që mendon ndryshe nga ai.
E njëjta ndodhi histori edhe tre ditë më parë, ndërsa u njoftua se ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, do të dilte me një lëvizje të re politike.
U arrit deri aty sa Jozefina Topalli, të quhej “vrasëse me pagesë”. Akuza se i shërben Ramës, apo përçan të djathtën, e të tjera si këto. Për më tepër në mënyrë të turpshme përdoret Rilindja Demokratike, për të sulmuar Zonjën Topalli.
Në fakt Republika e re, duhet ta kuptojë se e djathta nuk është monopol i kësaj opozite të drejtuar nga Lulzim Basha që ska asnjë lidhje jo vetëm familjare, jo vetëm historike, por as në thelbin e qëndrimeve të tij. Shpesh iken më majtas se vetë Rama
Basha nuk mund ta quajë të djathtë opozitën e tij, e cila është skuq nga LSI, e majta ekstreme e Ilir Metës, që është simboli i trashëgimisë se enverizmit.
Pa folur për Agron Duken, Vangjel Dulen, Nard Ndoken, etj partitë apo aleatët e djeshëm të Ramës.
PD është djathtas vetëm në xhepin e Lulit dhe të familjes së tij, pasi është i vetmi lider opozite në botë që shton pasurinë kur lufton qeverinë.
Sa djathtas eshte Jozefina s’ka nevojë për asnjë fjalë.
Pjesë e hallit dhe pyetjes se dëmtohet kjo pseudo e djathtë që quan veten dhe opozitë e bashkuar.
Kërkon të ketë dhe monopolin e së djathtes dhe opozitës së bashkuar me një tufë partiçkash që Rama i la jashtë se vidhnin më shumë dhe po dilnin jashtë kontrollit.
Pra, kush do e kupton dhe e ka lexuar me kohë në çdo pseudobashkim dhe akt politik të Lulit sesa djathtas është.
Sa për faktin se partia e Jozefinës çon ujë tek Edi Rama kjo nuk do shumë lodhje të zbërthehet.
Jozefina ka qënë gjithmonë përballë Rames, kur Luli e hiqte nga politika, duke ngrënë pica me të gjatin me orë të tëra.
Dhe dekriminalizimin ajo e ngriti si kauzë dhe Luli si dha as mandat dëputeti, por e hodhi në “gojën e krimit” e sot e shpall armike.
Jo se urren Jozefinën, por se nuk e pranon dot që dikush ti shajë e sulmojë Ramën.
Mjafton ajo gjoja që bën ai të tjerët nuk munden sepse mund ti rrëzojnë Edin, që po e pret me krahë hapur për bashkëqeverisje.
E në rast se ka njeri që i ka zgjatur ditet Ramës ai është Lulzim Basha.
Ndaj kot lodhen filozofet e Lulit duke thënë kemi këto dy pyetje ekraneve apo nëpër portale.
Së pari, Luli nuk është e djathta, se ka këtë monopol.
Së dyti përçarjen e ka ndërtuar vetë Luli në funksion të qëndrimit të Ramës në pushtet ku projekti 2017 ngelet bashkëqeverisja.
Prandaj Jozefina sjell një forcë politike djathtas sepse kjo e fundit ka humbur adresen mes komunistësh të rinj apo të vjetër dhe siguron vota e mandate që Rama mos jetë më kryeministër, por as Lulzim Basha. Mandate që garantojnë të djathtën në pushtet me largimin e Ramës, por pa Lulin kryeministër.
Sepse halli që kanë disa gjoja analistë që paguhen nga zyra e kunatit është “Basha kryeminister”, ndaj dhe bërtasin se për këtë punë paguhen.
Por, s’kanë pse bëjnë pyetje të cilat i varrosin publikisht me qëndrimet që kanë.
Tani Jozefina ka rrugën e saj politike dhe s’ka pse pyet as Lulin e as Kunatin apo vjehrrin dhe gruan që vendosen në 2017 dhe do vendosin edhe sot edhe neser, por kjo do dhe pak kohë.
Një projekt politik i ri po lind që është jashtë kontureve të Rama-Bashës dhe Ilir Metës. Se këta të tre një hall kanë, mos dalin forca të reja dhe i çmontojnë.
Ndaj dhe duhet partia e Topallit për të çuar në kosh këtë estabilishment që mendon se ka monopol politikën, fjalën, ajrin dhe frymën e çdo kujt.
Por kjo kohë është shembur me tërheqjen zvarrë të monumentit të atij që i ngjal Lulzimi.
Diskutime rreth kësaj post