Dy nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike, Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli, pas përjashtimit apo largimit nga kjo parti, themeluan secili nga një parti të re dhe para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare ata kanë vendosur të bashkohen në një koalicion.
Kryetari i “Bindjes Demokratike” ka konfirmuar bashkëpunimin me Jozefina Topallin.
“Ne kemi profile të ndryshme ndoshta, nuanca të ndryshme që edhe na dallojnë nga njëri-tjetri, por kemi një kauzë të përbashkët që është ndryshimi i politikëbërjes në Shqipëri dhe nga ana tjetër kemi interesa elektorale që na bashkojnë, se në rast se garojmë më vete do e kishin më të lehtë partitë e vjetra për të na spostuar apo copëzuar në zgjedhjet e 25 prillit”, shprehet Patozi.
“Kemi rënë dakord parimisht për një bashkëpunim që i bie listë e përbashkët. Me Jozefina Topallin dhe me këdo tjetër që ju shkon ndërmend që nuk bën pjesë te lista e kundërshtarëve politikë dhe që është i hapur për bashkëpunim”, shton Patozi.
Patozi thotë se nuk do të bëjë opozitë vetëm me maxhorancën aktuale, por si kundërshtarë do të jenë, “Rilindja e Edi Ramës dhe opozita e kompromentuar e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit”.
Diskutime rreth kësaj post