Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Vlorë, ku inspektoi punimet për disa projekte të nisura në qytet, një prej të cilëve, është ai përmbyllës i furnizimit me ujë 24 orë të krejt Vlorës, financuar nga Banka Gjermane për Zhvillimim (KFË).
Gjatë bisedës me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli, kryeministri Rama thumboi ish kryeministrin Sali Berisha.
Rama kërkoi që të rehabilitohej fasada e tunelit në Ujë të Ftohtë, për të cilin tha se ngjan si një “banjo publike”.
“Tani edhe këtë këtu duhet ta ribëjmë, këtë e bëri Saliu dhuratë për Vlorën, që duket si hyrja me një banjo publike këtu, edhe ajo lart që duket sikur përmjerrë Posejdoni*, shikoje si është bërë, duhet bërë një rehabilitim, hiqni pllakat e banjës e të bëhet e integruar me shkëmbin, plus finalja në lidhje me platformat atje….po ishte tuneli i ujërave të bardha të delirit të Saliut”, – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post