Avokati Spartak Ngjela tha se kryeministri Rama ka frikë pasi është vetë i implikuar me mafien. Sipas Ngjelës, Rama po tenton ta bëjë si Enver Hoxha, për të ndaluar zërin e mediave.
“Unë s’kam parë ndonjëherë kryeministër që të ecë nëpër rrugë, viziton fëmijët, sikur është kryetar pionerësh. Ikën këtej-andej, i bie kërkon të fshehë diçka. Nëse tenton të fshehë diçka, nëse do të shmangë të vërtetën, atëherë të jap të dorëheqjen.
Ramën e tremb e vërteta prandaj ka vendosur ligjin antishpifje. Këta nuk kanë perspektivë, janë të ndaluar të gjithë në karrierën e vet. SPAK ka bërë që Prokuroria të ecë valë-valë. Rama po tenton ta bëjë si Enver Hoxha, për të ndaluar zërin e mediave.
Edi Rama ka humbur ekuilibrin dhe ka frikë. Frika është se në këto momente që Rama pësoi dëmin e madh. Edi Rama është vetë i implikuar me mafien dhe prandaj ka frikë”, tha Ngjela në News24
Diskutime rreth kësaj post