Futja e seminareve në shkolla publike për çështjet LGBT ka shkaktuar mjaft debate në hapësirën publike shqiptare.
Mbrëmjen e shkuar, të ftuar në studion e ‘Ora News’, sociologu Ergys Mërtiri, Jonila Godole dhe aktivistja Xheni Karaj kanë debatuar ashpër me njëri tjetrin lidhur me këtë çështje.
Sipas Mërtirit dhe Godoles, të qenit ‘gay’ mund të konsiderohet edhe sëmundje, duke iu referuar disa psikologëve dhe psikiatrëve. Por Karaj kërcënoi se duke bërë një deklaratë të tillë edhe mund të gjobitesh.
Debati:
Godole: Pashë dy pika të cilat për mua janë propagandistike. E para thua që homoseksualiteti nuk është sëmundje dhe qëllimi është për të informuar njerëzit. Ka mjekë psikiatër që kurojnë grupe të caktuara homoseksualësh…
Karaj: Këtë nuk mund ta lejoj ta thuash. Sepse kështu na kthen mbas mijëra vite dhe u thua atyre prindërve që këto janë sëmundje dhe duhen trajtuar. Në vende të tjera gjobitesh me gjobë.
Mërtiri: Pranoj të gjobitem. Ka studiues dhe njëri prej tyre Jersey Statirnov thotë se nga 300 raste, gjysma e tyre janë kthyer nga homoseksualë në hetereseksualë dhe unë e di që agjenda gay nuk e pranon këtë.
Më tej Godole tha se identiteti seksual është personal i gjithëkujt dhe nuk mund të kthehet në axhendë propagande.
“Xheni, nuk më lë përshtypje shumë të mirë mënyra se si shpreheni sikur jeni krenare për atë që jeni. Jeni njeri dhe jeni krenar. Unë nuk jam krenare që jam heteroseksuale, unë jam thjesht njeri. Kujdes me këtë që bëni, se kjo është propagandë. Nuk ka rëndësi se çfarë bëjmë secili nga ne…mënyra jo korrekte që po shpreheni tani.. Nuk e diskutojmë identitetin tonë përpara publikut.”, tha Godole.
Sipas pedagoges së gazetarisë, identiteti seksual është diçka personale dhe nuk ka pse bëhet axhendë mediatike apo të kthehet në Propagandë.
Diskutime rreth kësaj post