Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale ka shpërthyer ndaj kryeministrit Rama. Me ironi ai shkruan se me korrentin e turkut dhe zyrën e OSBE-së nuk arrin të ndriçojë më as rrugën që ende e çon nga Surreli në zyrë e kthim…
Manjani vazhdon më tej duke theksuar se duhet bateri e re për motorin e qeverisë.
Postimi i plotë:
“Është katandisur si bateri në degradim.
Perëndimi ja ka hequr të gjitha spinat ku karikohej, jo pak me thënë të drejtën. Me korrentin e Turkut dhe zyrën e OSBE nuk arrin të ndriçojë më as rrugën që ende e çon nga Surreli në zyrë e kthim…
Ai nuk ecën më, por rrokulliset e zvarritet me memorie e shqisa se sytë nuk u bëjnë më dritë. E kur errësohet shikimi llogjika trashet, arsyeja nevrikoset…
Në cilindo servis ta çosh do të thonë duhet ndërruar kjo bateri se smban më…
Shkurt duhet bateri e re për motorrin qeverisës.
P.S. Po të ishte ende në shërbim Ambasadori Arvizu, me siguri do kishte thënë “qeveria e Shqipërisë është në kurs përplasje le SHBA”… Berisha nuk bëri asgjë për ti “merituar” këto fjalë asokohe, krahasuar me aktin e grisjes së marrëveshjes së 5 qershorit që Bateria e degraduar i bëri SHBA e BE…” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post