Pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntorit, në shënjestër nga qeveria shqiptare janë vënë edhe ndërtuesit, pasi akuzohen edhe nga banorët si përgjegjësit e vetëm për ndërtimet jo cilësore.
Për këtë situatë ka reaguar edhe Spartak Ngjela tashmë shqiptarët për këtë situatë presin ndihmën e SHBA-së. Ngjela shprehet se po fillojnë të prishin ndërtesat në Durrës pasi duan të humbin gjurmët.
Spartak Ngjela shprehet:
“Kush mban përgjegjësi? Nëse do ta kishim parë me vëmendje korrupsionin, ai është bërë me lejet e ndërtimit. Mafia kërkon hapësirë, dhe këtë hapësirë ja lë qeveria dhe kjo ndodh me një çmim. Është një leje ndërtimi e zëmë 7 milionë euro dhe kërkon lejen e ndërtimit pa bërë asnjë matje, a ndërtohet aty apo jo. Të bëhet si çështja Meta që ta mbyllin pa hetim. Kjo që ndodhi shkurton operacionin pasi kapet mafia politiko-ndërtuese. Shkenca nuk e pranon se ka ujë. Këta kanë filluar ti prishin pasi duan të humbin gjurmët. Urgjentisht duhet ta ndalojë Prokuroria. I bëj thirrje këtu pasi do ta padis penalisht.”
Diskutime rreth kësaj post