Trajneri legjendar i xhudos, Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi po qëndrojnë në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinë.
Arsyeja e qëndrimit të tyre në kryeqytetin boshnjak është një kamp stërvitor, shkruan Zëri.
Në këtë kamp po marrin pjesë rreth 250 xhudistë, derisa Kuka merr pjesë në rolin e trajnerit.
Gjatë ditës së sotme, Driton Kukën dhe Majlinda Kelmendin i ka vizituar presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Kuka përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
“Çfarë takimi i bukur dhe domethënës për ne me presidentin Meta. Bashçarshija e Sarajevës sot merrte frymë shqip. Takim motivues për garuesit tanë drejt sfidave të reja”, shkroi Kuka./Zëri
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post