Kancelarja gjermane Angela Merkel lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkim Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ka biseduar këtë të enjte me homologun kroat, Andrej Plenkovic.
“Unë besoj që Shqipëria i ka përmbushur shumicën e kritereve që kemi kërkuar si vend, veçanërisht sa i përket procesit të Vettingut dhe rikonstruktimit të gjykatave, dhe tashmë është koha për hapjen e negociatave. Parlamenti ynë gjithashtu ka shprehur një numër shtesë të kushteve. Në Maqedoninë e Veriut ishte bërë një kapërcim i madh kur u zgjidh çështja e emrit. Unë besoj që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në të njëjtin grup,” ka thënë kancelarja gjermane Merkel pas takimit të enjten me kryeministrin kroat Andrej Plenkovic.
Kancelarja ka vënë në dukje se në takimin e Këshillit të Ministrave të BE-së në dhjetor nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje me Macron, por ka theksuar se do të shohë nëse mund të bëhet diçka në takimin e Këshillit në mars.
Diskutime rreth kësaj post