Talenti francez, Kylian Mbappe mund t’i mungojë PSG-së në ndeshjen e kthimit përballë Manchester City. Mbappe do të ishte një humbje e madhe për parizienët të cilët synojnë të përmbysin rezultatin në Angli.
Dëmtimi i Mbappe ka filluar që në fitoren ndaj Metz, por gjithsesi ndaj Manchester City luajti 90 minuta të plota, edhe pse nuk la gjurmë. Manchester City fitoi 1-2 me përmbysje në Paris dhe i duhet vetëm një barazim ose humbje jo më shumë se 0-1 për të kaluar në finale.
Diskutime rreth kësaj post