Tërmetet që kanë pushtuar vendin tonë prej dy ditësh kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale si dhe njerëzore duke shënuar një ndër ditët më të vështira për popullin shqiptar.
Por edhe pse shumë qytetarë u është dashur të braktisin banesat për shkak të dëmtimit, drejtori i arsimit parauniversitar Selman Hodaj ka urdhëruar punonjësit e arsimit të kthehen në detyrë ose do të pushohen nga puna.
Sipas vetë punonjësve, janë jo të paktë ata që kanë mbetur pa strehë pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit dhe janë larguar për t’u strehuar tek të afërmit së bashku me familjet e tyre.
“Ne mbeshtetje të VKM numër 750 datë 27.11.2019 për shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme te zonave te prekura nga termeti punonjesit e varesis DPAP DRAP dhe ZVA, qe jane ne kete grup, duhet te jene ne gadishmeri prane qendrave te punes edhe gjate diteve te pushimit.
Mos paraqitja ne pune ju ngarkon me pergjegjesi dhe do te konsiderohet si braktisje e detyres. Merrni masa te beni me dije kete njoftim per cdo punonjes ne varesine tuaj! Drejtoretvte raportojne per punonjesit qe nuk paraqiten ne detyre.
Urdheri do tju vij dhe me shkrese zyrtare nga adresa e emailit te DPAP. Drejtori Selman HODAJ”, shkruhet në shkresën e përcjellë nga drejtori Hodaj për punonjësit e zonave ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.
Diskutime rreth kësaj post