Ish-deputetja e PD Albana Vokshi ka bërë një denoncim të fortë mëngjesin e sotëm, Sipas saj drejtori i një shkolle në Kombinat është “zhdukur” dhe thuhet se ai është me Covid-19.
Vokshi tha mëngjesin e sotëm se mësuesve të kësaj shkolle nuk u është bërë tampon.
“Denoncime vinë në mënyrë të vijueshme. Denoncimi që ka ardhur para dy ditësh është shqetësues. Një drejtor i njërës prej shkollave në Kombinat thuhet se është prekur nga Covid, ndërkohë që ai ka pasur mbledhje me mësues, me prindër. Nuk flitet për të. Drejtori është zhdukur, nuk dihet nëse ka Covid ndërsa mësuesve nuk u është bërë tamponi. Por kjo shkollë do të presë fëmijët pas 3-4 ditësh”, – u shpreh ish-deputetja.
Diskutime rreth kësaj post