Vazhdon të rritet kurba e të infektuarve në vend, duke e çuar numrin në 539 numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë, 21 raste te reja te konfirmuar.
Por Drejtoresha e ISHP-së ka dhënë edhe një lajm të mirë, Albana Fico në një komunikim publik ka bërë të ditur se edhe gjashtë pacientë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar kështu numrin e pacientëve të shëruar në 283.
Pjesë nga deklarata e Albana Fico:
“Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283.
Siç shihet edhe në kurbën e epidemisë vijojmë me rritjen e numrit të rasteve të shëruara të cilat për disa ditë rresht kalojnë numrin e rasteve të infektuara.“ – tha Fico.
Diskutime rreth kësaj post