• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Drejtësia në Shqipëri / Ja se si gjykohet viktima, kurse agresorët lihen të lirë

9 December, 2016
në Aktualitet
0
drejtesia
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Stafi i emisionit investigativ  “STOP”, në Televizionin Klan, ka udhëtuar drejt qytetit të Laçit, aty ku në 3 dhjetor 2015, Markeljan Stojani mbeti i plagosur në një pikë servisi.

Ai u godit me mjete të forta, por edhe me pistoletë në njërën këmbë. Stojani nuk e mban mend se kush e ka dërguar në spital, por di vetëm që pas dy ditësh, në kushte të rënduara, policia e ka marrë në pyetje dhe më pas e ka dërguar në burg.Pasi doli nga burgu atij iu vu masa “arrest shtëpie”, ndërsa 3 personat që e plagosën u lanë të lirë.

Për “STOP”, Markeljan Stojani tregon se ditën e parë ka qenë i pamundur të dëshmojë dhe nuk e ka idenë se për çfarë kanë shkruar oficerët e Policisë Gjyqësore. Ndërsa kur ai ka deklaruar gjithçka, kjo nuk është marrë parasysh. Pas seancave gjyqësore maratonë, ku paraqitet vetëm Stojani, ky i fundit po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa vetëm njëri nga agresorët po përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe dy të tjerët janë hequr nga hetimet.

laciitt

Markeljan Stojani: Mbrëmjen e 3 dhjetorit, duke kaluar pranë servisit u afrua një makinë “Audi” ngjyrë gri me targa NA 908 FF. Zbresin tre persona. Ervisjon Lleshaj që ishte me armë në dorë, vëllai i tij Elson Lleshaj dhe djali i xhaxhait të tij më dru në dorë. Dy persona më godisnin me levë dhe dru dhe Ervisjon gjuan me armë zjarri dhe më pas jam shtrirë në tokë, nuk mbaj mend asnjë gjë.

Gazetarja: Kush të dërgoi në spitalin e Tiranës?

Marigleni: Në letra thuhet se më çoi Hasan Derica.

Gazetarja: Mban mend gjë ti, të të ketë dërguar ky zotëria?

Markeljani: Nuk mbaj mend asnjë gjë.

Markeljani u plagos tek gjuri, por çfarë ndodhi më pas?

Në momentin që Markeljani ishte në gjendje kome dhe i shtruar tek Spitali Ushtarak, pas dy ditësh shkon policia në spital dhe kur e pyet, ai u thotë që nuk mbante mend asgjë. Menjëherë pas kësaj, policia dhe Prokuroria e Laçit e padit për moskallëzim krimi.

data-full-width-responsive="true">

Gazetarja: Ka një kallëzim ndaj teje për moskallëzim krimi? Është e vërtetë që ti nuk e ke kallëzuar krimin?

Markeljan Stojani: Nuk është e vërtetë pasi unë nuk kam qenë në gjendje të flas. Ata më kanë marrë ne pyetje në spital dhe më pas më kanë çuar në burg. Unë kam dalë nga burgu në fund të dhjetorit, pas tre muajsh më kanë marrë në pyetje përsëri dhe kam thënë të njëjtën gjë në deklaratë. Ekspertiza ligjore e ka nxjerrë plagosje të lehtë, 9 ditorshe, ndërkohë që unë jam akoma me hekura në këmbë.

Gazetarja: Ti ke që dhjetor të 2015 dhe deri më sot, që jemi në shtator të 2016, të kanë marrë në pyetje? Çfarë është bërë?

Markeljan Stojani: Pas tre muajsh e kam thënë deklaratë time.

Gazetarja: Çfarë është bërë me këta persona?

Markeljan Stojani: Vetë Ervisjoni është në kërkim, ndërsa Elsoni dhe Ervini nuk janë të përfshirë. Prokuroria i ka hequr ata të dy nga hetimi dhe ka shpallur në kërkim vetëm Ervisjonin dhe akuzohet për armëmbajtje pa leje. Unë jam i dëmtuar dhe po vuaj arrest shtëpie. Unë kërkoj drejtësi.

Në muajin tetor, Markeljanit i hiqet masa “arrest shtëpie”, por historia nuk mbaron këtu. Prokurori Arben Nika e akuzon Ervisjon Lleshin vetëm për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që duhet të akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.lac

Gazetarja: Si është gjendja jote pas një viti?

Markeljan Stojani: Jam akoma me hekura, dhe këmba më dhemb akoma shumë.    

Gazetarja e “STOP”, së bashku me Markeljanin udhëtojnë drejt spitalit për të pyetur doktorin se në çfarë gjendje është këmba e tij, pasi ekspertët e kanë cilësuar vetëm plagosje e lehtë dhe ka nevojë vetëm për 9 ditë që të shërohet.

Por mjeku në spitalin e Kurbinit, edhe pas një viti shprehet se ai ka ende nevojë për kurim, pasi plaga ka rrjedhje dhe nuk është mbyllur akoma nga plagosja më armë zjarri.

data-full-width-responsive="true">
Paraardhëse

Hidhet shorti, zgjidhen 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor

Pasardhëse

Ukrainë: Shqiptarët biznes në vendin e luftës

Pasardhëse

Ukrainë: Shqiptarët biznes në vendin e luftës

Diskutime rreth kësaj post




data-full-width-responsive=”true”>

Aktualitet

Zbulohet kandidatja e partisë ‘Nisma Thurje’, ish studentja e ‘La Sapienzas’ do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit

Nga lajme4
22 January, 2021
0

Deri më tani është bërë me dije se deputetja Rudian Hajdari do të kryesojë listën e Nismës Thurje në qarkun...

Astrit Patozi tregon kthesën e madhe që do të ndodhë në politikën shqiptare

22 January, 2021

KQZ nuk certifikon listën për deputetë të kësaj partie në Kosovë: Kanë probleme me ligjin

22 January, 2021

Ana pas largimit nga Për’puthen deklaron se: Po kërkoj djalë jashtë, tani jam bërë vajzë e mirë

22 January, 2021

Gjykata e Lartë kalon për gjykim çështjen ndaj ish-ministrit Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë Çela

22 January, 2021
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.