• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Drejtësia bën bashkë PD-PS në shtator, Kuvendi hap garën për anëtarët e rinj në KLGJ e KLP

24 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
29
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Reforma në drejtësi dhe konstituimi i organeve të reja të dala prej saj, pritet të ngrejë siparin e bashkëpunimit PD-PS brenda Kuvendit të Shqipërisë. Në 9 shtator pritet të betohet Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ndërkohë që ashtu siç gazeta “SOT” e ka paralajmëruar në disa nga shkrimet e saj, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duket se do të shkojnë drejt një dialogu mes tyre. Dhe çështja që pritet t’i bëjë bashkë demokratët dhe socialistët është drejtësia, për shkak se Kuvendi ka hapur garën për anëtarët e rinj në KLGJ e KLP. Përmes një njoftimi për mediat, Kuvendi zbuloi se ka shpallur vendet vakante për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Sipas përcaktimeve të nenit 147 të Kushtetutës “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit vendosi “Shpalljen e dy vendeve vakante për anëtar të KLGJ nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Kuvendi njofton për shpalljen e vendit vakant për anëtarë të KLP.“Sipas përcaktimeve të nenit 149 të Kushtetutës së Shqipërisë “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit vendosi “Shpalljen e dy vendeve vakante për anëtar të KLP nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. Por anëtarët e rinj në KLGJ dhe KLP, duan votim të cilësuar në Parlament, ç’ka do të thotë se në shtator e në vijim, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë të “detyruara” të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, kjo edhe për faktin se PD dhe PS kanë dhënë garanci se mbështesin fuqishëm reformën në drejtësi.

Por drejtësia nuk është e vetmja fushë që pritet të bëjë bashkë Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, pasi edhe reforma zgjedhore do të jetë sebepi që do t’i afrojë palët më shumë me njëra-tjetrën. Vetë kryeministri Edi Rama e ka deklaruar hapur se është gati të bashkëpunojë me kryedemokratin Lulzim Basha pa kushte, ndërkohë që edhe eksponentët më të lartë të PS dhe PD kanë bërë thirrje që të ketë konsensus sa u takon ndryshimeve në ligjin e reformës zgjedhore. Mirëpo, duket se një bashkëpunim mes Ramës dhe Bashës e mbështesin edhe gjermanët.

Ka qenë ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, i cili ditën e djeshme teksa ndodhej në Korçë ka folur për reformën zgjedhore në media, pas një takimi me kryetarin e Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo. Gjatë fjalës së tij, ambasadori Zingraf u bëri thirrje mazhorancës dhe opozitës që të bashkëpunojnë për reformën zgjedhore në Parlamentin e ri.

“Unë e kuptoj që do të kemi një Parlament ndryshe përsëri pas rikthimit të opozitës në Parlament dhe të dy partnerët kanë thënë që reforma zgjedhore duhet të vazhdojë pasi ka gjëra që nuk janë zgjidhur vitin e kaluar dhe secili partner është shprehur që do të shkojnë pas asaj çfarë ka mbetur mbrapa, unë do të mirëprisja vazhdimësinë e procesit të kësaj reforme, kjo është çfarë i përket Parlamentit”, deklaroi Zingraf.

Paraardhëse

Raporti i DASH paralajmëron furtunë në Shqipëri: Korrupsion endemik në institucione dhe abuzime të shumta me tenderat

Pasardhëse

Soreca: Reforma në drejtësi histori suksesi, politika të bashkëpunojë për implementimin e saj

Pasardhëse

Soreca: Reforma në drejtësi histori suksesi, politika të bashkëpunojë për implementimin e saj

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.