Astrit Patozi e Bindjes Demokratike, thotë se drafti i PS në Këshillin Politik është një poshtërsi juridike dhe politike. Ai tha se ky draft jo që nuk i hap listat por i bën edhe më të mbyllura nga sa ishin në 2008.
Për Patozin sipas draftit të PS-së listat janë hermetikisht të mbyllura, pasi praktikisht është e pamundur që një kandidat të kalojë pragun e votave për të zëvendësuar kandidatët e vendosur në krye nga partia, edhe sikur këto të fundit të marrin zero vota.
Patozi tha se beson se drafti i PS do të pësojë ndryshime, por i trembet heshtje së opozitës jashtëparlamentare për këtë çështje.
“Drafti i Rudina Hajdarit nuk është lexuar nga askush dhe opozita jashtëparlamentare dhe mazhoranca po hesht, ndërsa drafti i PS është një poshtërsi politike dhe juridike. Drafti i PS është një hap pas me ndryshimet e 2008 dhe është më keq se lista e mbyllur e 2008. Nëse unë vendos kryqin dhe nuk ka asnjë vlerë pse më lodh kot dhe me jep mundësinë për të vendosur dy kryqe në votën time një për partinë dhe një për kandidatin. më lerë më një kryq për partinë siç jemi dhe sot. Unë besoj se ky draft nuk do miratohet kështu siç është. Lista është hermetikisht e mbyllur. Ky është një skandal por ka ende kohë që diçka të riparohet. Nuk besoj se do të ketë shumë ndryshime pasi nuk ka asnjë reagim dhe më shqetëson kjo heshtja e opozitës jashtëparlamentare. Praktikisht lista është e mbyllur se ai që është i pari edhe zero vota të marrë është fitues pasi është praktikisht e pamundur për kandidatët e tjerë të kalojnë sipër tyre me votat e marra. Ajo që ata kanë shkruar është kundër 30 korrikut në rrafshin kushtetues, ndërsa në rrafshin moral është një poshtërsi dhe një pabesi ndaj publikut. Publiku do lista të hapura, por jo kështu, por këto thonë i hapim në siç duam ne”, tha Patozi.
Diskutime rreth kësaj post