Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta më në fund ka dekretuar propozimin e Kryeministrit Edi Rama. Meta ka dekretuar kryetarin e SHISH Helidon Bendo. Bendo ka qenë kreu i komanduar i SHISH prej tetorit 2017.
“Helidon Bendo përpara kësaj detyre, prej 7 vitesh ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror (AQ) të SHISH.
Z.Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.
Z.Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Town në SHBA.
Gjithashtu, z.Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit.
Ai flet gjuhët anglisht e greqisht.
Z.Bendo i pëlqen të lexojë, peshkojë, udhëtoje dhe të kalojë kohë me familjen e tij.”thuhet në jetëshkrimin e tij.
Ndërkaq Meta ka refuzuar dekretimin e propozimit për Ministër të Brendshëm, Sandër Lleshin.
Diskutime rreth kësaj post