Romeo dhe Donald Veshaj Veshaj kanë publikuar spotin e formatit, i cili mban emrin “Binjakët Show”. Me aq sa kuptohet, edhe Marjana Kondi do të jetë pjesë e programit, megjithatë kjo mbetet për tu parë në vijim. Në postimin e Donaldit në Instagram, vëmendje tërhoqi komenti i Bora Zemanit. “Suksese”, ka shkruar Bora, duke bashkangjitur disa ikona gëzimi.
Donaldi e ka falenderuar, ndërsa komunikimi mes dyshes duket shumë miqësor. Ky reagim vjen pas shkëputjes së Zemanit nga “Treshat”, që nisi dhe përfundoi me moderatoren krahë binjakëve.
Bora dhe Donaldi shijuan një histori të shkurtër dashurie, për të cilën nuk preferuan të flisnin asnjëherë publikisht. Me largimin e moderatores në ekranin e Top Channel, dyshja i dhanë fund romancës. Megjithatë, mesa duket ata vazhdojnë të ruajnë raport miqësor mes njëri-tjetrit.
Diskutime rreth kësaj post