Ka nisur hetim penal ndaj Organizatës Trump e cila merret me administrimin e fondeve të familjes së ish-presidentit amerikan, bën me dije zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Nju Jork.
Zëdhënësja e prokurores së shtetit, Letitia James u shpreh në një deklaratë për shtyp se tashmë hetimet ndaj kompanisë së Trump nuk janë më të natyrës civile. Zonja James ka kontrolluar dhe hetuar marrëdhëniet financiare të ish-presidentit republikan përpara se të merrte detyrën.
Familja Trump i mohon akuzat dhe deklaron se ky hetim i nisur nga një prokuror demokrat është një hakmarrje politike.
Zëdhënësi i prokurores James, Fabien Levy u shpreh një ditë më parë Organizata Trump është njoftuar për ndryshimin e hetimit nga civil në penal, por nuk tregoi provat që e sollën këtë.
Gjithashtu, nuk bëhet me dije nëse ish-presidenti mund të ishte i implikuar personalisht në ndonjë akuzë.
Diskutime rreth kësaj post