• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Dominimi bavarez nuk mjafton, Mbappe me shokë “shkrijnë” Bayern në Mynih

8 April, 2021
në Sport
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nuk luhej më për finalen e Champions League por emocionet ishin po aq të mëdha në aktin e parë të super sfidës Bayern Munich-PSG. Në “Allianz Arena” nën reshjet e dëborës protagonistët ishin thuajse të njëjtë, sigurisht mungonin aktorë të rëndësishëm si Lewandowski, Gnabry, Verrati, Icardi etj por në fushë dy ekipet dhuruan një spektakël ofensiv, pesë gola të shënuar, raste pa fund. Sfida nisi zjarr që në minutat e para ku Choupo-Moting goditi traversën me kokë. Në minutën e 3-të një kundërsulm i shpejtë ideuar nga Neymar nxori Mbappe të vetëm me Neuar, si rrallë herë kapiteni i Bayern gaboi me topin që i flirtoi mes këmbëve duke i dhuruar PSG avantazhin.

Gjermanët vijuan me sulm total në portën e Navas por pa mundur të jenë të saktë, në sfida të tilla u ndje pa fund mungesa e Robert Lewandowskit. VAR mban në lojë Bayern duke i anuluar një gol Draxler për pozicion jashtë loje të Mbappe. Kampionët në fuqi “pushtuan” zonën e Navas, ku fillimisht Goretzka e më pas Pavard nuk mundën të dërgonin topin në rrjetë. Pikërisht në momentin më të mirë të Bayern një keq vendosje në zonë, solli dhe golin e dytë të PSG, Marquinhos i vetëm përballë Neuer nuk gaboi. Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 37-të, Choupo-Moting u shërbye në mënyrë perfekte në zonë nga Pavard dhe me kohë ngushtoi shifrat në 1-2.

Ritmi i lojës nuk ndryshoi as me fillimin e pjesës së dytë, PSG flirtoi në dy raste me golin e tretë por në minutën e 60-të ishte Thomas Muller që me kokë vendosi baraspeshën në 2-2. Festa zgjati vetëm tetë minuta teksa Mbappe me një veprim të bukur në zonë riktheu PSG në avantazh. Bayern besoi deri në fund se mund të shmangin në këtë humbje, i shkuan shumë pranë golit të tretë por pa mundur të mposhtin Navas. Në fund, PSG feston për këtë sukses të madh, të thyesh Bayern 2-3 në shtëpi është diçka që nuk ndodh shpesh.

Paraardhëse

Pas turqve vijnë dhe 8 kontrollorë të tjerë nga vendi fqinjë, të huajt marrin nën kontroll Rinasin

Pasardhëse

Befason Sali Berisha, tregon emrat e socialistëve që u punojnë të afërmit në Albcontrol: Rama ka rrjedhur

Pasardhëse

Befason Sali Berisha, tregon emrat e socialistëve që u punojnë të afërmit në Albcontrol: Rama ka rrjedhur

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.