Ish-kyreministri Sali Berisha i është përgjigjur kreut të qeverisë, Edi Rama për akuzat se po organizohet ‘grusht shteti’, duke nxitur grevën e kontrollorëve të Rinasit për të ndaluar fluturimet.
Berisha duke ju referuar Ramës si një njeri i rrjedhur, tha se ai akuzën për “grusht shteti” në të vërtetë e kishte për një seri deputetësh socialistë, të afërmit e të cilëve punojnë në pozicione kyçe në Albcotrol.
“Më lejo t’ja kthej pak siç e meriton sepse ai njeri me atë që nuk thuhet, rri, e ka në gojë nga mëngjesi në darkë dhe në Parlament kur nuk i mjaftonte i veti merrte dhe të familjes së tij. Është një turp dhe faqe e zezë njeri që i lejon vetes të përdorë fjalët më vulgare dhe banale po degradon dhe denatyrohet gjithnjë e më shumë si njeri.
Akuza reale për “grusht shteti” ai ka ndaj Fatmir Xhafës, Paulin Sterkaj dhe një seri socialistësh të tjerë njerëzit më të afërt të të cilëve janë sistemuar në pozicione kryesore në Albcontrol. Nuk mund të them gjë tjetër, ai i rrjedhur mund të flasë në këtë mënyrë por të themi se nuk është i rrjedhur, është një njeri i cili i kompleksuar nga disfata e tmerrshme që e pret nuk di se çfarë flet”, u shpreh Sali Berisha për Ora News.
Ai thotë se zgjidhja e kësaj çështje kërkon dialog dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që e kanë çuar në falimentim kompaninë.
“Qëndrimi im ka qenë i kristaltë, të vendoset dialogu dhe të shqyrtohen kërkrsat e tyre. Të nxirren përgjegjësitë për ata që e kanë çuar atë sipërmarrje në falimentim”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post