• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Dollari në rënie pas vendimit të Trump, leku forcohet në tregun vendas. Këmbimi valutor për sot

2 March, 2018
në Ekonomi
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tregjet ndërkombëtare janë në një moment kaotik, pas deklaratës së Donald Trump se planifikon të vendosë tarifa 25% në importet e çelikut. Kjo ka bërë që dollari të bjerë në nivelin më të ulët të 7 javëve të fundit ndaj shportës së valutave kryesore.

Nga ky moment duket se përfituesi më i madh është leku, i cili në tregun vendas të këmbimit valutor nuk ka humbur rastin të forcojë pozitat. Në këtë mënyrë, monedha vendase u forcuar me 0.5 pikë kundrejt dollarit amerikan, i cili vijon të mbetet nën nivelet e muajit Janar.

Po ashtu në rënie me 0.5 pikë u regjistrua edhe paundi britanik. Ashtu si për dollarin, humbjet e stërlinës janë të lidhura me zhvillimet ndërkombëtare, pasi investitorët nisën ta shesin valutën mbi shqetësimet se një marrëveshje tranzicioni mbi Brexit nuk mund të arrihet këtë muaj.

Ndërkohë, euro duket se është stabilizuar në kursin e 131.8 lekëve, çka e mban në rekorde negative për këtë dekadë. Kjo favorizon ekonominë shqiptare, e cila humbet çdo vit një përqindje të konsiderueshme të PBB për shkak të përdorimit masiv të euros. Një euro e dobët përkthehet në çmime më të lira për mallrat dhe shërbimet që importohen nga vendet e Bashkimit Europian, por penalizon një pjesë të popullsisë në vend, e cila paguhet në këtë valutë, apo familjet që marrin remitanca.

Në rënie ditën e sotme paraqiten edhe dollari australian dhe ai kanadez, me përkatësisht 0.1 dhe 0.5 pikë kundrejt lekut. Ndërkohë, franga zvicerane është e pandryshuar në nivelin e 114 lekëve.

 

Paraardhëse

Detaje/ Plagosja me armë zjarri në Fier, tentoi të ndalonte grabitjen në një pikë këmbimi /Video

Pasardhëse

Me dorën mbi Kuran dhe lot në sy, Romela Begaj: Më sulmojnë se vij nga bota e tretë

Pasardhëse

Me dorën mbi Kuran dhe lot në sy, Romela Begaj: Më sulmojnë se vij nga bota e tretë

Diskutime rreth kësaj post




Kryesore

Qeveria serbe reagon ashpër ndaj Albin Kurtit: Po nxit konflikte në Kosovë, po shpik ndikimin rus në rajon, ja synimi i tij

Nga lajme4
8 August, 2022
0

Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, ka reaguar ndaj njoftimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti,...

Politikani shqiptar publikon foton në krah të Noizy-t dhe ka një mesazh: Mos kopjoni politikën

8 August, 2022

Greqia fiton 15 miliardë euro nga turizmi, edhe pasi Kumbaro ia ‘rrëmbeu’ pushuesit

8 August, 2022

Deputetët anglezë: Shqiptarët që vijnë me gomone çojini në Ruanda, e papranueshme

8 August, 2022

Deputeti anglez bën deklaratën e papritur për shqiptarët, reagon i revoltuar Kreshnik Spahiu

8 August, 2022
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.