E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” stilistja Stela Sallaku ka treguar një episod të sikletshëm që i ka ndodhur gjatë karantinës. Ajo thotë se një mëngjes, ende e përgjumur kishte zbritur në rrugë e veshur me pizhame fare të shkurtra, ndërsa një banor i lagjes e kishte parë paksa çuditshëm.
“Një nga këto ditët e karantinës kisha lidhur flokët në majë të kokës, siç ndodh normalisht bëra kafen në mëngjes. Me tuta të shkurtra fare për gjumë kanotjeren dhe u kujtova që nuk kisha qumësht. Okay, marr çelësat e makinës dhe zbres poshtë siç isha.
Më pa njëherë komshiu kështu dhe thash epo mirë kushedi se çfarë ka ky. Hipi në makinë dhe i them vetes, si lehtë më duket vetja kështu, kur pash veten unë isha… Isha aq përgjumësh ora tetë e gjysmë e mëngjesit”, – u shpreh Stela.
Diskutime rreth kësaj post