Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur foltoren e Kuvendit për t’iu përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me ligjin për Teatrin.
Madje Rama ka preferuar që t’i përgjigjet me një shkresë të ish-ministrit Florion Mima drejtuar ish-kryebashkiakut Lulzim Basha, përmes të cilës kërkohej që të privatizohej Teatri i Metropolit për llogari të deputetit Astrit Veliaj.
Pjesë nga deklarata e Ramës
Shumë shkurt dua të sjell në vëmendje publikut një shembull kumptimplotë të asaj që është dyfytyrësia e përditshme e atyre që sot mungojnë këtu edhe pse teatrin kombëtar e kishin linçuar si kalin e betejës. Mungojnë se kanë shkuar në Vlorë për të dëshmuar si po digjet Vlora. Koha do na japë provën nëse Vlora po digjet, apo nëse po ecën në rrugën e rilindjes së saj të pakthyeshme, mjafton të kemi durimi e të presim edhe muajt që na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohe që për këdo që ka ngenë të ndjekë shifrat dhe ta bazojë gjykimi në fakte mjafton të shohë se si ishte situata e kriminalitetit në Vlorë 5 vite më parë me shifra dhe si është sot, nata me ditën, nuk është ditë me diell, ka ende shumë për të bërë, por është ditë, nuk është më natë.
Ajo që më nxori këtu është një shkresë që Florjon Mima, ministër i ekonomisë ia dërgon Bashës kryetar i bashkisë , i kërkon privatizimin e teatrit të Metropolit (teatri i estradës) për llogari të deputetit Astrit Veliaj, i vetmi aset kombëtar në dispozicion të Bashksië së Tiranës, i transformuar nga një kafene e degraduar në teatër para se Basha të shkonte në bashki, çohet për privatizim, jo për PPP as për njË teatër të ri.
Janë po ata që vunë kujën kur u shemb stadiumi dhe do të jenë po ata që do vënë pallto në verë, me syze e kapele që të mos u njohin kur të vijnë të shohin ndeshjet.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post