Doktori Flamur Topi ndërsa ka folur për situatën e krijuar nga koronavirus ka dhënë një lajm të mirë ku ka theksuar se me ngrohjen e kohës ka shumë shpresa që kurba të bjerë madje edhe të largohet.
“Me ngrohjen e kohës ka vërtet shumë shpresa që kurba jo vetëm të bjerë, por edhe të eliminohet. Ky virus ka një përhapje më të madhe, në përmasen e një pandemie”,– tha Topi në abc news.
Më tej ai shton se askush nuk është në gjendje të japë një shpjegim të saktë për numrin e lartë të vdekjeve që kanë ndodhur.
“Askush nuk është në gjendje të japë një shpjegim të saktë për numrin e lartë të vdekjeve. Mjekësitë ranë në gjendje kolapsi dhe në këtë mënyrë fillojnë zgjedhjet ndërmjet pacientëvee, vendos se kujt duhet t i japësh përparësi.
Fëmijët për fat të mirë nuk janë të prekur nga ky virus, por duhet të tregojmë kujdes maksimal edhe për ta. Në asnjë mënyrë nuk duhet nënvlerësuar, edhe të rinjtë duhet të ndërgjgegjësohen, të tregohen më të kujdesshëm”, tha Topi.
Ndërkaq mjeku këshillon që gjumi të bëhet i mjaftueshëm dhe të ushqehemi mirë në këtë periudhë që epidemia po qarkullon me shpejtësi.
“Kapacitetet jetësore të mushkërive nuk janë në gjendje për të përballuar koronavirusin ndaj edhe janë më të prekur. Forconi forcat mbrojtëse në trupin tuaj, vërtet viruset janë shumë të këqinj, por çdo organizëm ka një faktor të brendshëm luftarak. Është i rëndësishëm që gjumi të bëhet i mjaftueshëm, një ushqim të mirë”, – u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post