• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Dobësim i shpejtë me proteina dhe yndyrë

3 November, 2018
në Shëndet
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ushqimi ku dominojnë proteinat edhe yndyrat është ideal për dobësim të shpejtë dhe të shëndetshëm. Në pjesën më të madhe të javës (6 nga 7 ditë) duhet konsumuar një përqindje më të lartë të proteinave dhe yndyrave, me perime me pak kalori, ndërsa një ditë në javë mund të konsumoni karbohidrate më komplekse, me ç’rast ëmbëlsirat dhe sheqernat e tjera duhet të vazhdoni t’i shmangni.

Në këtë lloj të dietës ju mund t’i humbni madje 5 deri në 10 kg, dhe pastaj të vazhdoni të humbni më pak kilogramë. Nëse deri më tani nuk keni zbatuar dieta të ndryshme, atëherë do t’i vëreni rezultatet më shpejt. Sa më shumë kilogramë keni për të humbur, aq më shpejt dhe më shumë do të shkrini kilogramët.

Në ditët e para mund të ndiheni çuditshëm. Trupi është mësuar të shpenzojë energji nga karbohidratet, prandaj do t’i duhej kohë për t’u mësuar me konsumimin e yndyrave. Përshtatja e organizmit zakonisht zgjat disa ditë. Gjatë përshtatjes, shtimi i natriumit në dietë mund t’i lehtësojë simptomat, ndërsa simptomat më të shpeshta janë kokëdhimbja, e përziera e lehtë dhe plogështia. Pas kësaj periudhe krize vjen periudha e energjisë së jashtëzakonshme dhe ndjenjave pozitive.

Dieta proteinike e përmirëson shëndetin në shumë aspekte:

• e ul sheqerin në gjak;

• i ul trigliceridet;

• e ul kolesterinën e keqe;

• e ngre kolesterinën e mirë;

• e rregullon shtypjen e gjakut.

Me këtë dietë mund të humbni shumë kilogramë, por shpejtësia e humbjes megjithatë varet nga personi në person.

Nëse e keni ndonjë gjendje specifike shëndetësore, bisedoni me mjekun tuaj para se të aplikoni ndryshime në dietë. Shpesh ndodh që kjo lloj diete e zvogëlon nevojën për përdorimin e disa barnave.

Reduktimi i karbohidrateve mund t’i zvogëlojë rritjet e vrullshme të sheqerit në gjak, të ndikojë në hormone dhe ta aktivizojë trurin i cili të gjithë trupin do ta inkurajojë në humbje peshe. Kjo çon në një reduktim drastik të oreksit dhe urisë, duke e eliminuar arsyen kryesore se pse shumica e njerëzve dështojnë me metodat konvencionale të humbjes së peshës. Është vërtetuar se me konsumin e reduktuar të karbohidrateve ne mund të humbim 2 deri në 3 herë më shumë peshë sesa llojet e tjera të dietave.

Në këtë lloj të dietës lejohet të hani mish pule, viçi, mish qengji, të gjitha llojet e peshkut, sidomos salmonin, vezët dhe perimet me pak karbohidrate si brokoli, selino, spinaqi, lakra e gjelbër, lakra brukseli, lakra, lulelakra, trangujt dhe sallatat.

Paraardhëse

Njihuni me pushkën më të fuqishme në botë

Pasardhëse

Dorëheqja e Fatmir Xhafajt, Adi Krasta bën deklaratën e fortë për kryeministrin

Pasardhëse

Dorëheqja e Fatmir Xhafajt, Adi Krasta bën deklaratën e fortë për kryeministrin

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

Nga lajme5
16 April, 2026
0

Babai i 19-vjeçares që u gjet e pajetë në Kefaloni të Greqisë, foli sonte për mediat greke dhe tha se...

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.