Ish-deputet i LSI-së, Përparim Spahiu, thotë se qeveria ka dështuar plotësisht në menaxhimin e financave publike, madje thotë se ato janë keq menaxhuar për koncesione dhe PPP.
Nga ana tjetër, ish-deputeti akuzoi se qeveria ka përdorur paratë për rindërtimin për të paguar punonjësit e administratës në mungesë të financave.
“Çdo gjë do të merret vesh pas 25 prillit pasi tani është pak e vështirë por nëse ke njerëz tek Buxheti i Shtetit dhe pyet jashtë kamerave e kupton se çfarë ndodh me financat dhe si funksionon. Kemi para të planifikuara për rindërtimin që janë përdorur për paga punonjësish pasi qeveria ka pasur pamundësi për të paguar. Këto gjëra do t’i marrim vesh vitin tjetër dhe do të shohim dhe përgjegjësitë për secilin se si janë keq menaxhuar këto fonde”, tha Spahiu për Euro News.
Diskutime rreth kësaj post